|
Pritet rifillimi i bisedimeve për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Bisedimet shqiptaro-serbe për statusin e Kosovës pritet të fillojnë në fund të kësaj jave me një vizitë të përfaqësuesve të Trojkës së Grupit të Kontaktit në Prishtinë dhe në Beograd. Përderisa udhëheqësit shqiptarë thonë se pavarësia është kompromisi I vetëm, zyrtarët serbë përsërisin se për Serbinë është e papranueshme çfarëdo forme e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë analistë të huaj nuk presin rezultate nga raundi I ri I negociatave Prishtinë-Beograd, që pritet të zgjasin 120 ditë dhe të ndërmjetësohen nga një përfaqësues amerikan, evropian dhe rus. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian dhe të Rusisë, që përfaqësojnë Trojkën e Grupit të Kontaktit për Kosovën, pritet që më 9 e 10 gusht të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën. Bisedimet 120 ditëshe Me këto vizita fillojnë edhe zyrtarisht bisedimet 120 ditëshe ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe mbi të ardhmën e Kosovës. Negociatat e reja që do të zhvillohen nën kujdestarinë e Grupit të Kontaktit duhet të përfundojnë deri më 10 dhjetor, kur përfaqësuesit e Trojkës duhet t'i raportojnë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi rrjedhën dhe rezultatet e këtyre bisedimeve. Udhëheqësit kosovarë thonë se do të hyjnë në këto bisedime me qëndrim të prerë se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, se pakoja e kryenegociatorit, Martti Ahtisaari, nuk mund të rihapet, ndërsa tërësia territoriale e Kosovës është e pacënueshme. Qëndrim krejtësisht të kundërt me Prishtinën vazhdon ta ketë Beogradi zyrtar. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar dje se për Serbinë është e papranueshme çfarëdo forme e pavarësisë së Kosovës. Ai i bëri këto komente në Zvicër ku dje mori çmimin evropian për kulturë politike në shumë prej 50.000 euro. Këtë çmim presidentit të Serbisë, ia ka dorëzuar Ministri i Jashtëm të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeir, i cili ka lavdëruar zotin Boris Tadiç për aktivitetin e tij kundër nacionalizmit në Serbi dhe angazhimin për afrimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë gjermane dhe presidenti serb kanë diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për fillimin e raundit të ri të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Zoti Tadiç tha se pala serbe është e gatshme për çdo kompromis që nuk do ta cënonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Nga ana tjetër, një analist amerikan, Wayne Thompson, parashikon se bisedimet në Grupin e Kontaktit për statusin e Kosovës nuk do të sjellin kurrfarë rezultati. Profesori i shkencave politike në Universitetin Washington and Lee në Virgjinia thotë se Rusia vështirë se mund ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës. Zoti Thompson mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe pa bekimin e Rusisë. | LOKALE Analisti Wayne Thompson për vizitën e Trojkës06 gusht 2007 | Rajoni Haziri: pavarësia - kompromis i vetëm03 gusht 2007 | Faqja Kryesore Veton Surroi flet për BBC-në03 gusht 2007 | Rajoni Serbia thotë se ofron kompromis për Kosovën02 gusht 2007 | Faqja Kryesore Ban thotë se nuk ka status quo për Kosovën02 gusht 2007 | Faqja Kryesore Wisner flet për bisedimet e reja01 gusht 2007 | Faqja Kryesore Për serbët paketa Ahtisaari e dështuar31 korrik 2007 | Rajoni Prishtina kundërshton çdo ndarje të Kosovës31 korrik 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||