BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 31 korrik 2007 - 07:28 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Prishtina kundërshton çdo ndarje të Kosovës
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku
Prishtina zyrtare është deklaruar kundër negociatave me Beogradin për pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka hedhur poshtë çdo mundësi për ndarjen e vendit.

Duke raportuar në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e statusit, anëtarët e Ekipit Negociator thanë se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, por u shprehën të gatshëm që me Serbinë të bisedohet për çështje tjera që janë në interes të përbashkët të të dyja vendeve.

Pavarësia e panegociueshme

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paraqitur para deputetevë një platformë të Prishtinës zyrtare për rrugën përpara drejt zgjidhjes së statusit.

Sipas platformës së palës kosovare pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, tërësia territoriale e pacënueshme, ndërsa pakoja e Ahtisarit nuk mund të hapet për ndryshime tjera.

Udhëheqësit kosovarë thanë se do të angazhohet për bisedime me palën serbe për cështje që nuk kanë të bëjnë me statusin, por nuk do të pranojnë shtyerje të reja të zgjidhjes.

Ekipi Negociator ka premtuar ruajtjen e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare deri në fund të procesit.

LOKALE
BE emëron emisarin për Kosovën
29 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Grupi i Kontaktit takohet në Vjenë
25 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Përfundon takimi i parë i GK për Kosovën
25 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Rice kërkon durim nga shqiptarët
24 korrik 2007 | Faqja Kryesore
TË JASHTME
BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>