BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 29 korrik 2007 - 17:11 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE emëron emisarin për Kosovën
Hartë e Kosovës
Bisedimet shqiptaro-serbe për të ardhmen e Kosovës zgjasin 4 muaj
Bashkimi Evropian ka emëruar diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger si përfaqësues të një ekipi ndërkombëtar që do lehtësojë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës.

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana tha se Kosova mbetet një prioritet kryesor për Bashkimin Evropian.

Zoti Solana shtoi se emisari special do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të arritur bisedime të vërteta dhe kuptimplote mes të dyja palëve.

Serbia dhe Kosova nuk pajtohen lidhur me planin e Kombeve të Bashkuara që parashikon një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, e cila adminstrohet nga OKB-ja, por ende është formalisht pjesë e Serbisë.

Në Ekipin Ndërkombëtar përfshihen edhe përfaqësues amerikan dhe rus.

Bisedimet që do të drejtojë ky ekip, bëhen nën ombrellën e Grupit të Kontaktit për Kosovën dhe pritet të zgjasin katër muaj.

LOKALE
Pak gjasa për sukses në fazën e re
25 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Përfundon takimi i parë i GK për Kosovën
25 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Surroi flet për BBC pas takimit me Rice
24 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Rice kërkon durim nga shqiptarët
24 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>