|
Ban thotë se nuk ka status quo për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka hapur dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të mëtejshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Përmes një deklarate të lëshuar nga selia e OKB-së, zoti Ban thotë se pret që Grupi i Kontaktit t'i raportojë atij mbi rezultatin e bisedimeve më 10 dhjetor. Zoti Ban ka thënë se status quo-ja në Kosovë nuk mund të ruhet. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje që ofron qartësi për statusin e Kosovës dhe të adresojë shqetësimet e të gjitha komuniteteve. Ai ka mirëpritur nismën e Grupit të Kontaktit për fillimin e bisedimeve 120-ditëshe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kreu i OKB-së thotë se Grupi i Kontaktit duhet t'i raportojë atij mbi rezultatin e bisedimeve shqiptaro-serbe më 10 dhjetor. Kjo nënkupton që procesi negociator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të udhëhiqet nga treshja SHBA-BE-Rusi, të fillojë në pjesën e parë të këtij muaji. Zoti Ban ka shfaqur shpresën se bisedimet do të çojnë në arritjen e një marrëveshje për statusin e Kosovës, që siç thotë ai "mbetet përparësi për OKB-në". Sipas tij, zyra e kryenegociatorit të OKB-së Martti Ahtisari do të jetë e lidhur me procesin, duke qëndruar e gatshme për të ofruar informacione dhe sqarime që mund t'i kërkohen nga Grupi i Kontaktit. Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të rifillojnë me një vizitë të treshes së Grupit të Kontaktit në Kosovë dhe në Serbi. Shtetet e Bashkuara në këto negociata do t'i përfaqësojë ambasadori amerikan, Frank Wisner, Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ndërsa Rusia ka caktuar të dërguar të saj për Kosovën një zyrtar të ministrisë së jashtme ruse për Ballkanin, Aleksander Bochan-Kharchenko. Procesi negociator mbi të ardhmen e Kosovës ka kaluar nën kujdestarinë e Grupit të Kontaktit pas dështimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të tejkaluar dallimet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë për pavarësinë e Kosovës. | LOKALE Serbia thotë se ofron kompromis për Kosovën02 gusht 2007 | Faqja Kryesore BE emëron emisarin për Kosovën29 korrik 2007 | Faqja Kryesore Dinamikë e re bisedimesh për statusin e Kosovës26 korrik 2007 | Faqja Kryesore Pak gjasa për sukses në fazën e re 25 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||