BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 02 gusht 2007 - 06:22 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Serbia thotë se ofron kompromis për Kosovën

Vuk Jeremiq
Zoti Jeremiq thotë se qëllimi i Serbisë mbetet anëtarësia në BE.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se është i bindur se mund të gjendet një zgjidhje kompromisi për të vendosur të ardhmen e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, zoti Jeremiq tha se Serbia ishte madje e gatshme për të lëshuar disa prerogativa të sovranitetit për të gjetur një zgjidhje të problemit.

Shumica shqiptare kërkon pavarësi nga Serbia.

Tani pritet të zhvillohet një raund i ri bisedimesh midis Beogradit dhe Prishtinës pasi përpjekjet për pavarësi u bllokuan nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 Serbia është e përgatitur të konsiderojë madje edhe lëshimin e disa prerogativave të sovranitetit
Vuk Jeremiq, ministri i Jashtëm i Serbisë

Vuk Jeremiqi pranoi se ekzistonte ende një distancë e madhe midis pozicioneve negociuese të Beogradit dhe udhëheqjes shqiptare të Kosovës, por tha se ishte i mundur një kompromis.

Së shpejti pritet të fillojë një raund i ri bisedimesh midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e përfqësuesve nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian.

Por nuk ka ndonjë optimizën të madh se mund të gjendet një zgjidhje.
Por zoti Jeremiq tha se Kosovës mund t'i jepet "autonomia më e gjerë e mundshme në botë" për të kënaqur palën shqiptare.

"Serbia është e përgatitur të konsiderojë madje edhe lëshimin e disa prerogativave të sovranitetit - si për shembull që të mund të ketë qasje të vetën në Bankën Botërore dhe FMN, si institucione ndërkombëtare financiare, ashtu dhe një lloj përfaqësimi jashtë. Ne jemi të gatshëm të lëshojmë shumë gjera, por edhe ata duhet të jenë të gatshëm të lëshojnë diçka, " tha zoti Jeremiq.

Ndryshim i madh

Ai gjithashtu pranoi mbështetjen e Rusisë për Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por këmbënguli se e ardhmja afatgjatë e Serbisë është në Bashkimin Evropian.

"Si rezultat i pozicionit parimor të Rusisë - mbështetjes parimore në ligjin ndërkombëtar, ne kemi këto negociata, por nuk duhet të ketë absolutisht asnjë dyshim se orientimi strategjik i Serbisë është anëtarësia në Bashkimin Evropian," tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se status kuoja në Kosovë nuk mund të ruhet. Por do të duhet një ndryshim i madh nga secila prej palëve me qëllim që të arrihet një zgjidhje gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve.

LOKALE
Wisner flet për bisedimet e reja
01 gusht 2007 | Faqja Kryesore
BE emëron emisarin për Kosovën
29 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Rice kërkon durim nga shqiptarët
24 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>