|
KQZ-ja nuk numëron kutitë e Fierit | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar me shumicë votash tabelën e rezultateve të zgjedhjeve për qarkun e Fierit duke lenë jashtë rinumërimit nëntë kuti të këtij qarku të kontestuar nga opozita. Partia Socialsite e opozitës këmbëngul se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse këto kuti nuk rinumërohen. Anëtarët e KQY-së që votuan kundër thanë se kolegët e tyre po përdornin dy standarde në këtë rast duke e krahasuar me rastin e qarkut të Lezhës kur KQZ rinumëroi votat e gjashtë kutive të sjella pranë tij. Por ata që votuan pro thanë se në Lezhë komisionerët e KZAZ-ve kishin lënë pa hartuar tabelën përmbledhëse dhe i kishin lënë pa numëruar gjashtë kutitë ndërsa në Fier, sipas tyre, komisionerët kishin marrë vendim të mos përfshinin votat e nëntë kutive në tabelat përmbledhëse që ata hartuan dhe se çdo vendimmarrje e KZAZ-ve ankimohet pasi KQZ-ja të ketë miratuar tabelën përfundimtare të rezultateve. Përmes Gramos Rucit, kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, socialistët thanë më parë se nuk do të njohin rezultatin e zgjedhjeve në shkallë vendi nëse nëntë kutitë e Fierit nuk rinumërohen dhe atyre nuk i njihet mandati i 9-të në këtë qark. | LOKALE Mbahet Konventa e LSI-së06 korrik 2009 | Rajoni Ende pa rezultat final zyrtar për zgjedhjet 04 korrik 2009 | Faqja Kryesore I hapet rruga krijimit të qeverisë së re04 korrik 2009 | Faqja Kryesore KQZ-ja numëron kutitë e debatueshme03 korrik 2009 | Rajoni Rezultati paraprak "nuk pranohet" nga opozita03 korrik 2009 | Faqja Kryesore Akuza të ndërsjella për tensione02 korrik 2009 | Faqja Kryesore Barazim vendesh mes dy kampeve01 korrik 2009 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||