BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 09 tetor 2007 - 12:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ekipi i Unitetit nis takimet në Londër
Delegacioni shqiptar në një takim më të hershëm për statusin e Kosovës
Ekipi i Unitetit thotë se e kanë humbur shpresën që zgjidhja mund të arrihet përmes KS të OKB-së
Grupi i negociatorëve nga Prishtina në bisedimet për të ardhmen e Kosovës që gjendet në Londër me ftesë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Miliband, po zhvillon disa takime në insitucionet e larta të Mbretërisë së Bashkuar.

Burime nga Ministria e Jashtme Britanike, Foreign Office, thanë se anëtarët e delegacionit kosovar kanë sot takime në Parlamentin britanik dhe në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar.

Në rendin e ditës të vizitës së Ekipit të Unitetit është një konferencë shtypi në orët e para të pasdites, e cila pritet t'i paraprijë takimeve me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Jashtme.

BBC mësoi se politikanët kosovarë do të priten nga Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband dhe Ministri për Çështjet e Europës, Jim Murphy.

Negociuesit kosovarë thonë se takimi pritet të ofrojë një përgjigje mbi formën e vendimit për statusin e Kosovës dhe mbi rolin që duhet të luajë BE-ja pas 10 dhjetorit.

Negociuesit kosovarë kanë thënë se e kanë humbur shpresën që zgjidhja mund të arrihet përmes KS të OKB-së.

Takimi në Londër i paraprin një takimi tjetër të drejtpërdrejtë ndërmjet palëve, i parashikuar të mbahet në Bruksel më 14 Tetor.

Kundër idesë së Ischingerit

Ekipi i Negociuesve të Kosovës e ka cilësuar si të panevojshme organizimin e një konference ndërkombëtare për statusin, të llojit të Daytonit, të paralajmëruar nga Wolfgang Ischinger, një prej ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Pesëshja kosovare ka thënë se Kosova është një rast unik dhe ajo nuk mund të krahasohet me Bosnjë Hercegovinën.

Sipas saj Kosova ka krijuar realitetin e ri dhe Prishtina zyrtare pret njohje ndërkombëtare të pavarësisë së saj.

 Kosova është një rast unik dhe ajo nuk mund të krahasohet me Bosnjë Hercegovinën
Ekipi i Unitetit

Por udhëheqësit politikë të Kosovës, kanë theksuar se janë shterrur të gjitha mundësitë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të ecë më shpejt drejt njohjes së pavarësisë së saj.

Deklarimet e pesëshes së Prishtinës pasuan një deklaratë të ndërmjetësit evropian, Ischinger, pas takimeve në Bruksel, se Treshja Ndërkombëtare po mendon në organizimin e një konference ndërkombëtarë të nivelit të Daytonit, që i dha fund konfliktit të armatosur në Bosnjë e Hercegovinë, por që nuk ka zgjidhur problemet atje as 12 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Konferenca për Kosovën mund të pritet të organizohet nga fillimi i muajit dhjetor në ndonjë vend të Evropës.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Thaçi për vizitën në Londër
09 tetor 2007 | Rajoni
Grupi i Kontaktit takohet në OKB
28 shtator 2007 | Rajoni
Takimi i radhës në Tetor
28 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Palët gati për takimin
25 shtator 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>