|
Takimi i radhës në Tetor | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësues serbë dhe shqiptarë të Kosovës kanë zhvilluar bisedimet e para ballë për ballë në selinë e misionit të Bashkimit Europian në Nju Jork , në përpjekje për të arritur marrëveshje mbi të ardhmen e statusit të Kosovës. Volfgang Ischinger, një nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në procesin për përcaktimin e statusit të Kosovës, ka bërë të ditur se të dy palët do të takohen përsëri në një takim të dytë në 14 Tetor në Bruksel. Në takimin që ka zgjatur për tre orë palët kanë paraqitur planet e tyre për Kosovën: Beogradi për autonomi të gjerë, kurse Prishtina, traktatin e saj për fqinjësi të mirë mes dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi rus i Trojkës, Alexander Botsan-Kharchenko në komente për agjencinë ruse Itar-Tass tha se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice konfirmuan nevojën për një kompromis dhe aprovim të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB. Putin për Kosovën Rusia thotë se do të ishte nxitim po të vendosej një afat për zgjidhjen e Kosovës, sipas presidentit Putin. Duke folur në Sochi, Vladimir Putini tha se Rusia favorizon bisedime të drejtëpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës. "Ne nuk mendojmë se ky dialog duhet kufizuar në kohë. Duhet të jetë një dialog i liri për të arritur në një kompromis të pranuar nga të dy palët. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||