|
Çështja e statusit mund të zgjidhet më shpejt | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësuesit e Ekipit Negociues të Kosovës kanë deklaruar në Prishtinë se çështja e statusit të Kosovës mund të përmbyllet edhe para përfundimit të bisedimeve shtesë prej 120 ditësh. Ekipi i Negociuesve të Kosovës, që u kthye të dielën nga Nju Yorku, ka theksuar se mund të ndërmarrë edhe hapin e njëanshëm për të deklaruar pavarësinë e Kosovës. Por ky hap, kanë thënë përfaqësuesit shqiptarë, do të bëhet në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Pesëshja negociuese e Kosovës ka thënë se 10 Dhjetori shënon fundin e angazhimit të palëve dhe se pas kësaj date duhet të gjendet një zgjidhje për Kosovën. Prishtina dhe Beogradi janë takuar në Nju York, në fund të javës së kaluar, me ndërmjetësim të Treshes Ndërmjetësuese Ndërkombëtare. Nuk është arritur pajtueshmëria mes palëve por bisedimet janë cilësuar konstruktive, megjithëse edhe Prishtina edhe Beogradi kanë këmbëngulur në opsionet e tyre të mëparshme. Një takim i radhës pritet të mbahet nga mesi i muajit tetor në Bruksel, kur palët sërish do të kenë mundësinë të ofrojnë ide të reja për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Por analistët në Kosovë vlerësojnë se pak ka gjasa që palët të merren vesh për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por thonë se Deklarata e Nju Jorkut e ka mjegulluar edhe më shumë procesin. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Grupi i Kontaktit takohet në OKB28 shtator 2007 | Rajoni Takimi i radhës në Tetor28 shtator 2007 | Faqja Kryesore Takim i Grupit të Kontaktit në Nju Jork27 shtator 2007 | Rajoni Palët gati për takimin25 shtator 2007 | Rajoni Jeremiq përjashton ndërhyrje ushtarake në Kosovë19 shtator 2007 | Faqja Kryesore Rucker flet për zgjedhjet e nëntorit13 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||