|
Grupi i Kontaktit takohet në OKB | |||||||||||||||||||||||
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë dhe Shba-së, u takuan të enjten në seline e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar mbi Kosovën. Takimi që u cilësua si shumë konstruktiv i parapriu bisedimeve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit që zhvillohen në Nju Jork. I kryesuar nga sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, takimi i shefave te diplomacive te Grupit te Kontaktit shprehu qëndrimin se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës duhet të angazhohen në këtë proces në frymë vërtetë konstruktive. Në një prononcim për gazetarë pas takimit, zoti Miliband tha se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, në fjalën e tij hyrëse kishte theksuar se status kuoja ne Kosovë nuk është e qëndrueshme dhe së këndejmi del edhe rëndësia e punës së Grupit të Kontaktit dhe Treshes negociatore. Në emër të Treshes, përfaqësuesi i BE-së, ambasadori gjerman Volfgang Ischinger ka paraqitur punën që është duke u bërë dhe mëpastaj, sic tha zoti Miliband, është zhvilluar një diskutim në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Grupit e Kontaktit. Sipas zotit Miliband, ndër temat kryesore që kanë dalë gjatë takimit ishte përkushtimi i të gjithë anëtarëve të Grupit të Kontaktit për procesin njëqind e njëzet ditor që përfundon më dhjetë dhjetor dhe dëshira e tyre që të shënohet përparim. Zoti Miliband tha se ai dhe Treshja negociatore shpresojne që në bisedimet e sotme te drejtëpërdejta palët të tregojnë vendosmëri të vërtetë për të gjetur një bazë të përbashkët që është edhe kyçe për këtë takim. Zoti Miliband tha se për të dyja palët vlen e njëjta kërkesë dhe se raporti final i Treshes për Grupin e Kontaktit do të reflektojë edhe mënyrën se si është angazhuar secila palë në këtë proces. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Wisner as optimist as pesimist për procesin28 shtator 2007 | Rajoni Takim i Grupit të Kontaktit në Nju Jork27 shtator 2007 | Rajoni Palët gati për takimin25 shtator 2007 | Rajoni Mustafaj: Pavarësia e pashmangshme21 shtator 2007 | Faqja Kryesore Kharchenko: Treshja në unison për bisedimet20 shtator 2007 | Faqja Kryesore Jeremiq përjashton ndërhyrje ushtarake në Kosovë19 shtator 2007 | Faqja Kryesore Rucker flet për zgjedhjet e nëntorit13 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||