|
Takim i Grupit të Kontaktit në Nju Jork | |||||||||||||||||||||||
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit takohen të enjten në Nju Jork, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ata do të diskutojnë për procesin negociator për statusin e ardhshëm të Kosovës që po vazhdon me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare, SHBA-BE-Rusi. Ky takim iu paraprin bisedimeve direkte mes përfaqësuesve më të lartë të Beogradit dhe Prishtinës që do të zhvillohet të premten në Nju Jork. Në prag të këtyre takimeve po zhvillohet një fushatë diplomatike intensive e delegacionit serb dhe shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ragip Luta i BBC-së i drejtoi disa pyejtje presidentit serb Boris Tadiq gjatë një konference shtypi. BBC- Çfarë prisni konkretisht nga bisedimet direkte në Nju Jork? Boris Tadiq:Nga bisedimet e së premtes pres që secila palë të paraqesë pozicionet e veta fillestare negociatore, pres që secila palë të tregojë gadishmëri që këto negociata të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe që secila palë të zotohet që askush nuk do t'i kontribuojë dhunës. Dhe në rast se dikush i kontribuon dhunës, ajo palë e humb legjitimitetin për vazhdimin e bisedimeve dhe, për mendimin tim, duhet të pësojë kur të vijë fjala për rezultatin final të këtyre negociatave. Këtë e pres, natyrisht, nga pala shqiptare ndërsa unë do të them qartë se Serbia do t'i përmbahet rrjedhës absolutisht të qetë dhe tolerante të negociatave. BBC: Ju keni thënë se nuk jeni i gatshëm të shqyrtoni propozimin e palës shqiptare për marrëdhënie të mira fqinjësore. Vazhdoni t'i përmbaheni këtij qëndrimi? Boris Tadiq: Nuk jam i gatshëm të negociojmë për kurrfarë ndryshimi të kufijve të shtetit të Serbisë, për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe cënim të stabilitetit në tërë rajonin. Jam i gatshëm të negociojmë për marrëdhënie të mira të fqinjësisë mes dy popujve por nuk jam i gatshëm të negociojmë për marrëdhënie të mira fqinjësore midis dy shteteve. Ky jo vetëm është paragjykim i një zgjidhjeje, por është diçka që cënon rendin botëror juridik, cënon stabilitetin dhe sigurinë e çdo qytetari që jeton në hapësirat e Ballkanit dhe me gjerë në botë. BBC: Si e shihni qëndrimin e administratës amerikane se pavarësia e Kosovës do t'i kontribojë stabilitetit në rajon? Boris Tadiq: Unë, absolutisht, nuk pajtohem me një qëndrim të tillë dhe deri në momentin e fundit do të bëj përpjekje që t'i bindë bashkëbiseduesit e mi amerikanë dhe miqtë se një qëndrim i tillë është kundërprodhues dhe i rrezikshëm, pikërisht për stabilitetin. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Takim i Grupit të Kontaktit në Nju Jork27 shtator 2007 | Rajoni Palët gati për takimin25 shtator 2007 | Rajoni Mustafaj: Pavarësia e pashmangshme21 shtator 2007 | Faqja Kryesore Kharchenko: Treshja në unison për bisedimet20 shtator 2007 | Faqja Kryesore Jeremiq përjashton ndërhyrje ushtarake në Kosovë19 shtator 2007 | Faqja Kryesore Rucker flet për zgjedhjet e nëntorit13 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||