BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 10 tetor 2007 - 00:33 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Garanci për statusin dhe porosi nga Britania
Delegacioni shqiptar në takimin e Londrës
Ekipi i Unitetit ka paraqitur në Londër kërkesën për përfundimin sa më parë të procesit të statusit.
Ekipi i Unitetit ka marrë garanci nga Britania e Madhe për zgjidhjen e statusit te Kosovës, por edhe porosi që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, të heqin dorë nga fjalët dhe veprimet provokative.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme, Foreign Office, në Londër, shefi i diplomacisë britanike, David Miliband i ka thënë Ekipit të Unitetit se "zgjidhja e statusit të Kosovës është me rëndësi themelore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor".

Kjo, është shprehur zoti Miliband, "kërkon lidership dhe vizion nga të dyja palet." "Të dyja palët, u ka thënë zoti Miliband anëtarëve të Ekipit të Unitetit, duhet t'i qasen negocijatave të mbetuara me kreativitet, kurajo dhe shpirt kompromisi".

"Ata duhet të ecin në një hap me partnerët e tyre në komunitetin ndërkombëtar", ka thënë ministri i jashtëm britanik.

Zyrtari më i lartë në Foreign Office-in britanik ka deklaruar se shpreson që "procesi i negocijuar nga Treshja do të çojë drejt një marrëveshjeje. Por nëse kjo nuk ndodh, Plani Ahtisaari do të jetë rruga më e mirë përpara. Sidoqoftë, ka vijuar ministri i jashtëm, David Miliband, ne do të punojmë për zgjidhjen e statusit sa më shpejt, pas përfundimit të procesit të Treshes me 10 dhjetor".

Veç takimit me Ministrin e Jashtëm, David Miliband, delegacioni kosovar ka pasur takime me zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë, Ministrin për Europë, Jim Murphy, stafin e kryeministrit në selinë e qeverisë britanike, Downing Street, homologun opozitar të ministrit të jashtëm, William Hague, ish-liderin liberal-demokrat dhe ish-Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë, Paddy Ashdown, si dhe zyrtarë në Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar dhe të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

Anëtarët e Ekipi të Unitetit kanë paraqitur në Londër kërkesën për përshpejtimin dhe përfundimin sa më parë të procesit të statusit të Kosovës.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Thaçi për vizitën në Londër
09 tetor 2007 | Rajoni
Grupi i Kontaktit takohet në OKB
28 shtator 2007 | Rajoni
Takimi i radhës në Tetor
28 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Palët gati për takimin
25 shtator 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>