|
Pritet vendimi për zgjedhjet në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Një vendim për zgjedhjet në Kosovë do të duhet të merret së shpejti nga kreu i administratës ndërkombëtare, pas pajtimit në parim të Ekipit të Unitetit që ato të mbahen në fund të muajit nëntor. Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ruecker besohet se do të konsultohet sërish me përfaqësuesit politikë kosovarë për të parë nëse ato nuk e pengojnë procesin e zgjidhjes së statusit dhe më pas do të nënshkruajë tri rregullore të reja për zgjedhjet. Anëtarët e Ekipit të Unitetit kanë kanë rënë dakort që zgjedhjet lokale dhe ato qendrore të mbahen këtë vit dhe vendimin e kanë arsyetuar me respektimin e ligjit dhe të rendit demokratik. Një numër ligjesh për zgjedhjet duhet të miratohen në Kuvendin e Kosovës pasi të kenë kaluar nëpër zyrën ligjore të OKB-së. Mandati i pushtetit qendror do të skadojë në vjeshtë të këtij viti ndërkaq autoriteteve lokale u ishte vazhduar mandati për një vit për të mos e penguar procesin e zgjidhjes së statusit. | LOKALE KS mund të mos e hedhë në votim projektrezolutën20 korrik 2007 | Rajoni KS pritet të diskutojë projekt-rezolutën për Kosovën19 korrik 2007 | Rajoni Ekipi negociator pro zgjedhjeve në Kosovë18 korrik 2007 | Rajoni Statusi i Kosovës 'mund të tërhiqet' nga KS17 korrik 2007 | Faqja Kryesore Ban bën thirrje jo për zgjidhje të njëanëshme17 korrik 2007 | Faqja Kryesore "Përkrahje për kosovarët dhe demokratët serbë"15 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||