BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 17 korrik 2007 - 18:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Statusi i Kosovës 'mund të tërhiqet' nga KS
Javier Solana
Kreu i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, tha të martën se çështja e statusit të Kosovës mund të të tërhiqej nga Këshilli i Sigurimit brenda disa ditësh.

Zyrtari i lartë i BE-së tha se kjo do të bëhej nëse Rusia nuk do të ndryshonte qëndrim.

Rusia është shprehur kundër variantit më të fundit të projektrezolutës.

Z. Solana e bëri këtë deklaratë një ditë pasi Moska tha se nuk ishte e përgatitur që ta diskutonte projektrezolutën e fundit të OKB-së për Kosovën.

Në të bëhet thirrje për një raund të ri bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Z. Solana tha se në vend të KS, mund t'i kërkohej Grupit të Kontaktit që të merret me këtë çështje.

Rusia nuk e gëzon të drejtën e vetos në Grupin e Kontaktit.

Pikë kritike

Negociatat në Kombet e Bashkuara në Nju Jork lidhur me të ardhmen e Kosovës kanë mbërritur në një pikë kritike.

Rusia kundërshtoi draftin e katërt të rezolutës, kurse SHBA-ja dhe vendet evropiane thonë kanë bërë sa kanë mundur.

Ato do të kërkojnë nga qeveritë e tyre se çfarë të bëjnë më tej.

Rusia kërkon që të vazhdojnë negociatat të mes shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve serbe.

SHBA dhe vendet evropiane mbështesin një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Rusia kërkon që bisedimet shqiptaro-serbe të vazhdojnë.

Për këtë ka patur katër drafte të Këshillit të Sigurimit për të ardhmen e Kosovës.

Më i fundit u diskutua ditën e hënë.

SHBA dhe Evropa hoqën nga drafti një sugjerim të mëparshëm që thoshte se nëse negociatat dështonin, plani Ahtisaari do të hynte në fuqi.

Kjo ishte një përpjekje për të fituar mbështetjen e Rusisë, por u duk se dështoi.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>