|
Ban bën thirrje jo për zgjidhje të njëanëshme | |||||||||||||||||||||||
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon u ka bërë thirrje udhëheqësve kosovarë të mos shpallin njëanshëm pavarësinë e Kosovës. Zoti Ban, i cili mbështet planin e zotit Ahtisari për pavarësi të mbikëqyrur, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga shqiptarët e Kosovës do të ndërlikonte edhe më shumë problemin. "Unë shpresoj se Kosova nuk do të ndërmarrë asnjë veprim të njëanshëm. Këtë unë ua kam thënë edhe publikisht, edhe në biseda private udhëheqësve të Kosovës", tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon. Komentet e tij u bënë pak para se Këshilli i Sigurimit të diskutonte projektrezolutën e re për Kosovën, që bën thirrje për 4 muaj bisedime shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por e lë të paqartë zgjidhjen nëse negociatat dështojnë. Rusia ka kundërshtuar edhe këtë version të projektrezolutës për të ardhmën e Kosovës. Rusia bllokon draftin Negociatat në Kombet e Bashkuara në Nju Jork lidhur me të ardhmen e Kosovës kanë mbërritur në një pikë kritike. Rusia kundërshtoi draftin e katërt të rezolutës, kurse SHBA-ja dhe vendet evropiane thonë kanë bërë sa kanë mundur. Ato do të kërkojnë nga qeveritë e tyre se çfarë të bëjnë më tej. Rusia kërkon që të vazhdojnë negociatat të mes shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve serbe. SHBA dhe vendet evropiane mbështesin një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
Për këtë ka patur katër drafte të Këshillit të Sigurimit për të ardhmen e Kosovës. Më i fundit u diskutua ditën e hënë. SHBA dhe Evropa hoqën nga drafti një sugjerim të mëparshëm që thoshte se nëse negociatat dështonin, plani Ahtisaari do të hynte në fuqi. Kjo ishte një përpjekje për të fituar mbështetjen e Rusisë, por u duk se dështoi. Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin u tha gazetarëve se shanset që drafti të aprovohej ishin zero. Pas takimit, ambasadorët nga Belgjika, SHBA-ja, Britania, Italia dhe Gjermania qëndruan në krah të ambasadorit të Francës, Jean Marc de la Sabliere, i cili dha këtë deklaratë për shtypin: "Ne kemi negociuar këtë tekst prej më shumë se dy muajsh. Kemi marrë parsysh shumë shqetësime të shprehura. Ka ende vend për negociata, por për thelbin e tekstit kemi bërë sa mundëm," tha Sabliere. Lëvizje diplomatike Kryeministri britanik, Gordon Brown i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu ku konfirmon mbështetjen e Britanisë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, bazuar në propozimin e Martti Ahtisarit, për pavarësinë e mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare. Zoti Brown në letrën e tij thotë se e kuptonte se procesi është zgjatur më shumë se sa është dashur dhe për këtë i kupton frustrimet në Kosovë. Ekipi Negociator i Kosovës dhe Kryesia e Kuvendit mblidhen tëmartën për të caktuar një një datë për mbajtjen e debatit për shtyerjen e zgjidhjes së statusit. Ligjvënësit kosovarë pritet të diskutojë për procesin e statusit në fund të kësaj jave, para se Ekipi Negociator i Kosovës të udhëtojë për në Uashington për t'u takuar më 23 korrrik me Sekretaren amerikane të shtetit, Condoleeza Rice. Udhëheqësit kosovarë thonë se do të shkojnë në Uashington me qëndrim të qartë për hapat e mëtejmë të Prishtinës në procesin e zgjidhjes së statusit. Anëtarët e Ekipit Negociator të Kosovës kanë lënë të kuptohet se po mendohet edhe për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës si rrugë alternative për zgjidhjen e statusit, nëse SHBA-të dhe BE-ja nuk arrijnë marrëveshje me Rusinë për miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit. Por Ekipi Negociator është ndarë në dysh rreth idesë për caktimin e një date deri kur do të pritej Këshilli I Sigurimit të zgjidhte statusin e Kosovës. | LOKALE "Përkrahje për kosovarët dhe demokratët serbë"15 korrik 2007 | Faqja Kryesore Projekti i ri i bën lëshime Rusisë14 korrik 2007 | Faqja Kryesore Çeku"Kosova e gatshme të ecë jashtë KS" 11 korrik 2007 | Faqja Kryesore Çeku kërkon afat për pavarësinë e Kosovës11 korrik 2007 | Faqja Kryesore Paralajmërim i kreut të OKB-së për Kosovën10 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||