|
Paralajmërim i kreut të OKB-së për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ka thënë se çdo vonesë në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës mund të ketë një ndikim negativ në të gjithë Evropën. "Çdo vonesë e mëtejshme do të ketë një ndikim shumë negativ ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në Kosovë," tha zoti Ban. Duke folur në Bruksel pas një takimi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe përfaqësuesin e BE-së për politikën e jashtme Havier Solana, zoti Ban tha se ai shpresonte që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të binte dakord shpejt për një projekt-rezolutë që u jep serbëve dhe shqiptarëve katër muaj kohë për të kapërcyer mosmarrëveshjet lidhur me planin e OKB-së për Kosovën. Nëse zbatohet ai do t'i japë Kosovës një formë pavarësie të mbikqyrur. Kreu i OKB-së u bëri thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë larg dhunës "Shpresoj që palët e interesuara nuk do të ndërmarrin hapa të njëanshëm," tha ai. Solana tha se Bashkimi Evropian mbështeste një nismë për një raund të ri bisedimesh serbo-shqiptare. "Ato do të zgjasin katër, pesë apo gjashtë muaj, por nuk do të jenë pa fund, ato nuk do të zgjasin për një kohë të pacaktuar," tha zoti Solana. Zyrtari i lartë evropian la të kuptohet se ishte e mundur arritja e një kompromisi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me Rusinë, e cila kundërshton propozimin për të zbatuar planin e OKB-së për t'i dhënë Kosovës pavarësinë në rast se të dy palët nuk arrijnë marrëveshje. "Në fund të kësaj kohe do të ketë një debat tjetër në Këshillin e Sigurimit për një rezolutë," u tha zoti Solana gazetarëve. Kryeministri i Kosovės, Agim Çeku, ka deklaruar se shtyrja e zgjidhjes së statusit ėshtė e dėmshme dhe rrezikon humbjen e legjitimitetit tė procesit. Ai tha se bisedimet shtesė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, qė pritet tė zgjasin 4-6 muaj, nuk mund tė sjellin kurrfarė ndryshimesh nė procesin e zgjidhjes sė statusit. "Tani e kemi momentumin, e kemi unitetin e bashkësisë ndërkombëtare, në qoftë se zvarritet procesi rrezikojmë ta humbin momentumin, ta humbë procesi kredibilitetin, gjithashtu tė dobësohet uniteti i faktorit ndërkombëtar," tha zoti Çeku. "Thirrja jonë është e qartë, Kosova është gati dhe Kosova duhet të lëvizë tani drejt përcaktimit të statusit," tha ai. "Na nevojitet qartësia dhe na nevojitet shpejtësia," tha kryeministri Çeku. Përpjekje diplomatike Tani po zhvillohen përpjekje të reja diplomatike për të kapërcyer gjendjen e bllokuar për statusin e Kosovës. Presidenti serb Boris Tadiq është takuar me zotin Solana javën e shkuar, dhe presidenti e kryeministri i Kosovës pritet të takohen me të të mërkurën. Një zyrtar i lartë amerikan ndodhet tani në Beograd në përpjekje për të bindur udhëheqësit serbë të pranojnë zhvillimin e bisedimeve të mëtejshme me shqiptarët brenda një kuadri të caktuar kohor, diçka që ata më parë e kanë kundërshtuar. Mbetja pezull e statusit ka çuar në kërcënime nga veteranët kosovarë të luftës së vitit 1999 të cilët kanë deklaruar "se nuk do të rrinë duar kryq" nëse pavarësia e Kosovës vihet në dyshim. Politikanët shqiptarë kanë paralajmëruar për trazira të mundshme nëse pavarësia shtyhet pa kufi dhe disa kanë argumetnuar se udhëheqësit shqiptarë duhet të shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme. | LOKALE Ende mendime të ndryshme për statusin10 korrik 2007 | Faqja Kryesore Çfarë mund të sjellë shtyrja e statusit?09 korrik 2007 | Faqja Kryesore Paralajmërohen negociata të reja 09 korrik 2007 | Faqja Kryesore Ruecker kërkon përshpejtim të statusit03 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||