BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 09 korrik 2007 - 15:34 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Çfarë mund të sjellë shtyrja e statusit?

Martti Ahtisaari
Plani aktual bazohet në propozimet e Ahtisaarit
Prej disa javësh amerikanët dhe të tjerët janë përpjekur që të hartojnë një prokjektrezolutë të OKB-së për t'i hapur rrugën Kosovës që të nisë një epokë të re politike.

Ligjërisht, ende provincë e Serbisë, Kosova do të ketë një status të ri: atë të pavarësisë së mbikqyrur ndërkombëtarisht.

Ky është propozimi i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari.

Në një raport që i paraqiti OKB-së në muajin mars, ai arriti në përfundimin se pavarësisht nga kundërshtimi i Rusisë, asnjë zgjidhje tjetër nuk ishte e mundshme.

Megjithatë, duket se SHBA dhe diplomatët perëndimorë e nënvlerësuan opozitën ruse ndaj planit.

Vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit, mund ta shndërrojë gjithë procesin në kaos.

Shtyrje

Deri së fundmi, Uashingtoni këmbëngulte se statusi i Kosovës duhej të zgjidhej sa më shpejt që të ishte e mundur, me ose pa një rezolutë të OKB-së.

Por tani amerikanët duket se po sinjalizojnë ulje të ritmeve.

Duke folur në Kroaci në fundjavë, Daniel Fried foli për kërkimin e një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës në muajt para samitit të NATO-s në Bukuresht, që pritet të mbahet në prill të vitit 2008.

Por a mund të sigurohet mbështetja e rusëve?

Burime në Londër lënë të kuptohet se afatet e vendosura në planin Ahtisaari mund të rishikohen.

Por ata këmbëngulin se thelbi i planit, nuk mund të ndryshohet.

Çështja kyçe do të jetë stabiliteti në Kosovë në periudhën midis.

Por është e vështirë që Rusia të ndryshojë qëndrim dhe një gjë e tillë, tek e fundit, lë të hapur mundësinë e një tranzioni të ngatërruar e problematik që mund të mos kënaqë askënd.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>