|
Paralajmërohen negociata të reja | |||||||||||||||||||||||
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried paralajmëroi të hënën në Prishtinë mbajtjen e negociatave të reja ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe për statusin e Kosovës. Por zoti Fried e bëri të qartë se pavarësia do të jetë rezultati përfundimtar i këtyre bisedimeve. "Ka shumë mundësi që do të ketë një periudhë të negociatave, por këto do të jetë të afatizuara dhe afatet do të bëhet të ditura. Dhe siç ka thënë presidenti Bush, rezultati në fund do të jetë një pavarësi e mbiqkyrur", tha zoti Fried, pa sqaruar kohëzgjatjen e negociatave. Ai tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk do ta ndihmonte procesin. Zyrtari i lartë amerikan porosi kosovarët që të ruajnë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare deri në fund të procesit. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Daniel Fried ftoi Ekipin Negociator të Kosovës që në fund të këtij muaji të takohet në Uashington me sekretaren amerikane, Condoleeza Rice. Nga Prishtina, z. Fried do të udhëtojë për në Beograd. | LOKALE Çfarë mund të sjellë shtyrja e statusit?09 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||