|
Ende mendime të ndryshme për statusin | |||||||||||||||||||||||
Shefi i misionit të OKB në Kosovë, Joachim Ruecker i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të zgjidhë statusin e Kosovës. Sipas zotit Ruecker, duhen siguruar të 2 milionë banorët e Kosovës se në cilin drejtim do të shkojë e ardhmja e tyre. Shefi i UNMIK-ut deklaroi se kemi mbërritur në një pikë kritike ku progresi i mëtejshëm në terren varet nga përcaktimi i qartë i statusit të Kosovës. Është zvarritja e kësaj zgjidhjeje që ka shkaktuar një ankth në radhët e popullsisë së Kosovës dhe në radhët e politikanëve të saj, shtoi Ruecker. Shumë prej tyre, sipas Ruecker, kanë frikë se procesi i statusit po venitet, ndërkohë që zhvillimet e fundit dëshmuan se po afrohej një zgjidhje përfundimtare. Shqetësimi i zotit Ruecker për përshpejtimin e procesit u duk në përsëritjen e thirrjes se populli e meriton një qartësi për të ardhmen e statusit. Ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad duke ritheksuar qëndrimin e administratës amerikane për pavarësinë e Kosovës, nënvizoi domosdoshmërinë për marrjen e vendimit së shpejti pasi në një mënyrë ose në një tjetër do të ketë evoluim të statusit të Kosovës drejt pavarësisë. Zoti Khalilzad shtoi se SHBA do të punojë me kolegët e saj për të paraqitur një rezolutë këtë javë dhe që brenda një jave të kemi marrjen e një vendimi. Sipas tij, java e ardhshme ose 10 ditët në vijim do të jenë një periudhe vendimtare. Ndërsa Rusia shprehu këmbënguljen për të vënë veton ndaj rezolutës për të ardhmen e Kosovës. Ministri i jashtëm rus, Lavrov theksoi se do të mbështesë vetëm një rezolute të pranueshme nga Serbia dhe Kosova. Ambasadori i Kines, Guangya kërkoi mos nxitim në çështjen e rezolutës për shkak të qëndrimeve të ndryshme të disa anëtarëve. Dhe sipas tij duhet më shumë kohë për bisedime. Ndërkohë njoftohet se udhëheqësit e Kosovës do të udhëtojnë në Uashington në fund të korrikut për t'u takuar me sekretaren e shtetit, Condoleeza Rice. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||