BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 11 korrik 2007 - 17:55 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Çeku kërkon afat për pavarësinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku
Çeku është kundër negociatave të mëtejshme
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku i ka kërkuar Bashkimit Evropian të mbështesë idenë e vendosjes së një afati të përcaktuar për zgjidhjen e çështjes së pavarësisë me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zoti Çeku tha se, sipas këtij propozimi, Kosova do të shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme nëse nuk është arritur një zgjidhje deri në këtë afat.

"Ne preferojmë rrugën e OKB-së, por ajo që po sugjerojmë ne është që BE-ja të vendosë një afat, përndryshe ne do të vendosim një afat," tha Çeku pas një takimi me kreun e politikës së jashtme të BE-së Havier Solana.

 Kosova është gati dhe Kosova ka nevojë për lëvizje tani.
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku

"Ne na duhet të lëvizimi, " tha zoti Çeku. "Ne jemi të kujdesshëm të mos ndërrmarrim ndonjë vendim të njëanshëm pa mbështetjen e BE-së," shtoi ai.

Në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin kosovar, zoti Solana nuk iu referua sugjerimit të zotit Çeku për caktimin e një afati, por tha se nuk bashkohej me pesimizmin e tij lidhur me mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje nga OKB-ja.

"OKB-ja, në fund të fundit, është zemra e sistemit shumëpalësh," tha zoti Solana.

Jo negociata

Kryeministri kosovar ka kundërshtuar mbajtjen e negociatave të reja për statusin e ardhmë të Kosovës, ndërsa në Këshillin e Sigurimit po dikutohen propozime për t'u dhënë palëve më shumë kohë për bisedime.

"Për statusin unë mendoj se e kemi përfunduar dhe statusi gati është vendosur," tha ai.

"Për ne kjo është e panegociueshme," tha zoti Çeku.

Britania, SHBA-ja, dhe Franca kanë bërë thirrje për një pauzë prej 120 ditësh në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës pasi Rusia ka kundështuar me forcë propozimin për pavarësi të mbikqyrur.

"Kosova është gati dhe Kosova ka nevojë për lëvizje tani," tha zoti Çeku.

Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Daniel Fried, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, tha se Beogradi e hidhte poshtë kategorikisht propozimin për negociata të mëtejshme.

LOKALE
Çeku"Kosova e gatshme të ecë jashtë KS"
11 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Krerët kosovarë për bisedime në Bruksel
11 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Ende mendime të ndryshme për statusin
10 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Çfarë mund të sjellë shtyrja e statusit?
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Paralajmërohen negociata të reja
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>