BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 11 korrik 2007 - 07:53 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Krerët kosovarë për bisedime në Bruksel
Nga bisedimet e para mes Prishtinës dhe Beogradit
Bisedimet e para mes palëve dështuan
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku, takohen të mërkurën në Bruksel me zyrtarë të lartë evropianë.

Zyrtarët kosovarë do të takohen me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe me kryetarin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

Bisedimet do të zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për t'i bindur ata që të pranojnë një raund të ri negociatash me Beogradin për statusin.

Udhëheqësit kosovarë thonë se është e panevojshme dhe e dëmshme që të fillohet me një periudhë të re të negociatave.

Kryeministri Agim Çeku ka tërhequr vërejtjen se shtyrja mund të çojë në humbjen e legjitimitetit të gjithë procesit të nisur para një viti e gjysëm nga komuniteti ndërkombëtar.

'Humbje legjitimiteti'

"Në qoftë se zvarritet procesi, rrezikojmë ta humbin momentumin, procesi rrezikon të humbë kredibiltetin, gjithashtu të dobësohet uniteti i faktorit ndërkombëtar," tha ai.

"Thirrja jonë është e qartë: Kosova është gati dhe Kosova duhet të lëvizë tani, drejt përcaktimit të statusit. Na nevojitet qartësia dhe na nevojitet shpejtësia".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha të martën në Bruksel, se çdo vonesë në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës mund të ketë një ndikim negativ në të gjithë Evropën.

Zyrtarët ndërkombëtarë thonë se procesi mund të shtyhet për 4-6 muaj.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried tha të martën në Beograd se statusi i Kosovës do të jetë pavarësia, por theksoi nevojën e bisedimeve shtesë ndërmjet palëve brenda një afati të kufizuar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>