|
Projekti i ri i bën lëshime Rusisë | |||||||||||||||||||||||
Projekti i katërt i rezolutës së Këshillit të Siguirmit mbi të ardhmen e Kosovës është qarkulluar në Nju-Jork nga amerikanët dhe aleatët e tyre evropianë. 120 ditë të tjera me negociata midis shqiptarëve dhe serbëve janë propozuar, por pa ndonjë premtim automatik për pavarësi të mbikqyrur nëse këto bisedime dështojnë. Projekti i mëparshëm thonte se nëse bisedimet dështonin, atëherë Kosova do të futej në rrugën e pavarësisë së mbikqyrur. Rusia, aleat i Serbisë me fuqi vetoje nuk ishte në favor të projektit të mëpaërshëm. Projekti i ri thotë se situata do të rishikohet në bazë të këtyre negociatave që është lëshim i qartë bërë Rusisë. Megjithatë projekti thotë se katër muaj pas adoptimit të rezolutës, misioni i OKB në Kosovë do të mbyllet dhe do të zëvendësohet nga një mision i BE, me përkrahje të vazhdueshme të NATO-s. Diplomatët thonë se diskutimet për këtë tekst të fundit mund të fillojnë në Këshillin e Sigurimit, të hënën. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||