|
KS pritet të diskutojë projekt-rezolutën për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet sot sërish për të diskutuar projekt-rezolutën amerikano-evropiane për Kosovën. Drafti i pestë i rezolutës u paraqit dy ditë më parë para Këshillit. Rusia e hodhi poshtë edhe këtë dokument, që sipas saj, e çon Kosovën drejt pavarësisë. Ende nuk dihet nëse shtetet perëndimore do ta hedhin sot në votim projekt-rezolutën, për të vërtetuar sa serioze janë kërcënimet e Rusisë për përdorim të vetos. Ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad, ka deklaruar se nëse Rusia parandalon Këshillin e Sigurimit që të ketë një rol në zgjidhjen e statusit të Kosovës, procesi nuk do të ndalet, por do të shkojë jashtë Këshillit. Ai tha se 13 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit e mbështesin projekt-rezolutën. Rusia është kundër, ndërsa Kina sic është shprehur z.Khalilzad "është diku në mes". Projekt-rezoluta e modifikuar parasheh 120 ditë bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duke mirëpritur gatishmërinë e Grupit të Kontaktit dhe Bashkimit Evropian për të qenë lehtësues të procesit negociator. Dokumenti e trajton Kosovën rast të vecantë për shkak të rrethanave që çuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë dhe shtypjen masive që iu bë popullit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta. Kryetari i Dumës ruse, Boris Grizlov, ka paralajmëruar në Beograd se Rusia mund të përdorë të drejtën e vetos në qoftë se në votim hidhen projekt-rezoluta që parasheh pavarësinë e Kosovës. Pas takimeve me zyrtarë të lartë serbe zoti Grizlov tha se Rusia do të kundërshtojë çdo rezolutë që është e papranueshme për palën serbe. Ai ka shfaqur shpresën se propozuesit e projekt-rezolutës së re do ta ndërrojnë mendimin dhe do ta tërheqin atë nga Këshilli i Sigurimit sepse sic tha zyrtari rus, ajo ka është shkruar në bazë të gjërave të papranueshme dhe të pavarësisë së Kosovës. Presidenti serb, Boris Tadiq, ndërkaq tha se Beogradi po lufton me mjete diplomatike, juridike e paqësore që Kosova të mbetet në kuadër të tërësisë tokësore dhe të sovranitetit të Serbisë. Ai u angazhua për vazhdim të negociatave ndërmjet palëve pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të statusit. | LOKALE Thaçi skeptik për rolin e Këshillit të Sigurimit18 korrik 2007 | Faqja Kryesore Ban bën thirrje jo për zgjidhje të njëanëshme17 korrik 2007 | Faqja Kryesore "Përkrahje për kosovarët dhe demokratët serbë"15 korrik 2007 | Faqja Kryesore Bernard Kouchner viziton Kosovën 13 korrik 2007 | Faqja Kryesore Çeku"Kosova e gatshme të ecë jashtë KS" 11 korrik 2007 | Faqja Kryesore Krerët kosovarë për bisedime në Bruksel11 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||