BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 13 korrik 2007 - 07:53 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bernard Kouchner viziton Kosovën
Bernard Kouchner
Bernard Kouchner ka qënë administratori i parë i Kosovës
Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner takon të premten udhëheqësit kosovarë në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve për të fituar mbështetjen e tyre për një shtyrje të re të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Zoti Kouchner, i cili ka qenë shefi i parë i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të ketë takime me krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit serbë si dhe do të vizitojë disa vendebanime serbe dhe shqiptare.

Bernard Kouchner vjen në Prishtinë, pas vizitës që bëri të enjten në Beograd, ku mori pëlqimin e autoriteteve serbe për vazhdimin e negociatave me palën shqiptare.

Zoti Kouchner ka deklaruar në Beograd se nëse bisedimet shtesë dështojnë në arritjen e një kompromisi, opsioni i vetëm real për zgjidhjen e statusit të Kosovës është plani i Ahtisarit për pavarësi të mbikëqyrur.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq përsëriti se Beogradi kurrë nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

LOKALE
Çeku"Kosova e gatshme të ecë jashtë KS"
11 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Krerët kosovarë për bisedime në Bruksel
11 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Çfarë mund të sjellë shtyrja e statusit?
09 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>