BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 25 shtator 2006 - 05:37 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Reagime pozitive në Kosovë pas Nju Jorkut

Prishtina
Autoritetet në Kosovë kanë shfaqur bindjen se procesi i zgjidhjes së statusit do të përfundojë brenda këtij viti.

Presidenti Fatmir Sejdiu pas kthimit nga Nju Jorku ka deklaruar se kryenegociatori Ahtisari do të paraqesë shumë shpejt propozimin për zgjidhjen e statusit, që siç tha ai "do të jetë në favor të Kosovës".

Ndërkohë një veprimtar i njohur politik, Adem Demaçi i ka deklaruar BBC-së se ngjarjet e javës së kaluar për Kosovën që janë zhvilluar në Nju Jork kanë sinjalizuar se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Reagime pas Nju Jorkut

Afati kohor për zgjidhjen e statusit të Kosovës ende mbetet i paqartë.

Që prej fillimit të procesit negociator të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, kryenegociatori për statusin, Martti Ahtisari ka shfaqur bindjen se statusi do të zgjidhet deri në fund të këtij viti, por tanimë nuk është e sigurtë nëse kështu do të ndodhë.

Beogradi zyrtar përmes Rusisë po bën presion për shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Një prej arsyeve sipas presidentit Serb, Boris Tadiq janë zgjedhjet serbe që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Zoti Tadiq u ka thënë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar në Nju Jork se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të mund të ndikonte fuqishëm në zgjedhjet serbe dhe do të mund të ndryshonte raportin e forcave politike në favor të radikalëve.

Mirëpo përvec Rusisë, kërkesa për mosshpejtim të zgjidhjes së statusit të Kosovës nuk është mbështetur nga anëtarët tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë Grupi i Kontakit ka autorizuar zotin Ahtisari që të përgatisë dokumentin bazë me rekomandimin për zgjidhjen e statusit.

Ky dokument thuhet se do t'u paraqitet delegacioneve të nivelit të lartë të Prishtinës e Beogradit, kah gjysma e dytë e muajit tetor në Vjenë.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu pas kthimit nga Nju Jorku ku pati takime me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se viti 2006 do të jetë vit i zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Adem Demaci, veprimtari i njohur politik i ka thënë BBC-së se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës është tejzgjatur.

Duke komentuar takimin e Grupit të Kontaktit në Nju Jork në nivel ministror si dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, zoti Demaci tha se bashkësia ndërkombëtare dërgoi sinjale për përfundimin sa më të shpejtë të statusit të Kosovës.

LOKALE
KS dëgjon raportin e Ahtisaarit për Kosovën
23 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Kosova diskutohet në Këshillin e Sigurimit
22 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Grupi i Kontaktit bën thirrje për bashkëpunim
21 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Intervistë me zyrtaren Rosmary DiCarlo
21 shtator 2006 | Faqja Kryesore
'Zgjidhja e statusit - në rrugë të drejtë'
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>