|
Intervistë me zyrtaren Rosmary DiCarlo | |||||||||||||||||||||||
Zv/nënsekretarja amerikane e Shtetit, Rosemary DiCarlo i ka thënë BBC-së se është qëndrim i qeverisë amerikane që pas shtatë vjet të administrimit nga OKB-ja, qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre. Ajo tha se bashkësia ndërkombëtare po bën përpjekje që të arrihet deri te një zgjidhje e negociuar për statusin e Kosovës. DiCarlo tha se procesi duhet të përmbyllet sa më shpejt me qëllim të vendosjes së stabilitetit në rajon. Rosemary DiCarlo, që mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit në Nju Jork, ka vizituar javën e kaluar Kosovën për të parë nga afër zhvillimet e fundit atje. Arber Vllahiu e zhvilloi një bisedë me zonjën DiCarlo, pas takimit të Grupit të Kontaktit dhe fillimisht e pyeti se në ç'fazë ka hyrë procesi i zgjidhjes së statusit: DiCarlo: Mendoj se kemi ardhur në një fazë jetike tani. Presidenti Ahtisaari ka negociuar me palët për tetë muaj me radhë dhe bisedimet kanë qenë intensive. Ai do që procesi të ecë përpara. Ne biseduam për këtë cështje dhe presidenti Ahtisaari do të vazhdojë që të zvogëlojë zbrastirën mes palëve rreth një numri të madh të cështjeve që i ka diskutuar në Vjenë, Prishtinë dhe Beograd. BBC: Pra kjo do të thotë se ju po kërkoni që të gjeni një zgjidhje të negociuar për aq sa mundeni? DiCarlo: Absolutisht. Qëllimi dhe objektivi ynë është që të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që të arrijmë deri te një zgjidhje e negociuar. Pikëpamja e ministrave të Grupit të Kontaktit është që ta bëjmë këtë gjë gjatë vitit 2006. Ministrat e kanë rikonfirmuar këtë qëllim në takimin e tyre në Nju Jork. BBC: A është atëherë Grupi i Kontaktit dhe vetë ministrat unikë në këtë cështje? DiCarlo: E shohim se ministrat e kanë publikuar një deklaratë këtu në Nju Jork dhe në këtë deklaratë ata kanë rikonfirmuar se duhet bërë cdo përpjekje të mundshme për të arritur një zgjidhje të negociuar gjatë vitit 2006. BBC: Zonja DiCarlo, deklarata u tërheqë vërejtjen palëve se nuk mund ta pengojnë procesin e filluar të bisedimeve. A do të thotë kjo se po hyjmë në një fazë të re dhe se do të pengohen të gjitha përpjekjet për ta bllokuar procesin? DiCarlo: E dini se kur Grupi i Kontaktit i ka bërë publike parimet diku një vit më parë, në nëntor të vitit të kaluar, njëra nga parimet udhëzuese ishte se asnjëra palë nuk mund ta bllokojë procesin kur të fillojë ai. Ne i filluam bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare vlerësoi se status-quoja nuk ishte e qëndrueshme as e dëshirueshme. Ne besojmë se procesi duhet të përmbyllet me qëllim të vendosjes së stabilitetit në rajon. BBC: Dhe meqë e përmendët disa herë, Kosova brenda vitit 2006 do të përmbyllë fazën e zgjidhjes së statusit? DiCarlo: Nuk do të doja të spekuloja rreth kësaj por do të përsëris edhe njëherë se cili është qëllimi ynë. Nga perspektiva amerikane mendojmë se është me rëndësi që pas shtatë vjet të administrimit nga OKB-ja, qytetarët e Kosovës ta kenë të qartë të ardhmen e tyre. BBC: Dhe qartësimi do të thotë se do të respektohet edhe vullneti i shumicës? DiCarlo: Nuk dua që të hyjë në këtë çështje, por ajo që dua të nënvizojë është se ne mendojmë se është më shumë rëndësi për stabilitetin e rajonit, për zhvillimin ekonomik që kjo çështje të zgjidhet. BBC: Dhe cka presim në javët e ardhshme atëherë? DiCarlo: Mendoj se mund të presim diskutime dhe biseda më intensive, si dhe përpjekje të shtuara nga të gjithë që janë përfshirë në process që t'I sjellin palët më afër njëra-tjetrës. BBC: Ju ishit në Kosovë dhe e patë vetë realitetin. Keni takuar përfaqësuesit e të dyja palëve. Çka mendoni a ka ndonjë mundësi që të gjendet një zgjidhje për Kosovën marrë parasysh dallimet e mëdha që kanë palët atje? DiCarlo: Mendoj se është e mundur që të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe e besoj këtë fuqimisht. Mendoj se është e mundshme dhe kemi parë gjatë muajve të kaluar lëvizje në zbatimin e standardeve dhe ne e pranojmë këtë gjë. Ne e përgëzojmë kryeministrin dhe qeverinë por ende shumë punë ka mbetur për t'u bërë. Me qëllim që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, paqesore dhe të krijohet stabilitet atëherë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të respektohen dhe cdo bashkësi në Kosovë, qofshin shqiptarë apo serbë ose pakicat e tjera, duhet të ndjejnë se jetojnë në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe se kanë një të ardhme të përparuar. BBC: Besoni se një zgjidhje nuk do të imponohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe se do të gjendet një zgjidhje e negociuar? DiCarlo: Ashtu sic e thash qëllimi ynë është të gjejmë një zgjidhje të negociuar. BBC: Dhe cfarë ishte porosia e qartë për kosovarët e cila për Beogradin? DiCarlo: Rosemary DiCarlo: Porosia e qartë është se ne e kuptojmë se procesi duhet të ecë përpara, se përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare është e nevojshme tani por do të nevojitet edhe kur statusi i Kosovës të zgjidhet, pavarësisht nga ai. Do të duhet një angazhim i vazhdueshëm ndërkombëtarë në shumë sfera, qoftë një prani ushtarake por edhe një mission i stabilitetit që do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes. Gjithashtu do të duhet një asistencë ekonomike prandaj e kuptojmë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë përqëndrimin në këtë cështje. Por kjo devotshmëri vlen edhe për gjithë rajonin. Pas të gjithave ne kemi punuar shumë gjatë viteve të kaluara që të tejkalojmë konfliktet e viteve të 90-ta. SHBA-ja beson fuqimisht se i gjithë rajoni ka një ardhmëri në Evrope dhe ne institucionet evroatlantike dhe ne duam që i gjithë rajoni të arrijë këtë të ardhme. | LOKALE Shefi i UNMIK-ut flet për takimin e Nju Jorkut21 shtator 2006 | Faqja Kryesore 'Zgjidhja e statusit - në rrugë të drejtë'20 shtator 2006 | Faqja Kryesore Tadiq këmbëngul për Kosovën20 shtator 2006 | Faqja Kryesore Grupi i Kontaktit mblidhet në Nju Jork20 shtator 2006 | Faqja Kryesore Drashkoviq: Nuk lëshojmë pe20 shtator 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||