BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 20 shtator 2006 - 12:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tadiq këmbëngul për Kosovën
Presidenti serb Boris Tadiq
Tadiq këmbëngul në ruajtjen e sovranitetit serb ndaj Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ndodhet në Nju Jork në krye të një delegacioni qeveritar nga Beogradi.

Ai ka pasur takime të shkurtra edhe me presidentin amerikan Xhorxh Bush dhe ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Korrespondenti i BBC-së Muharrem Nitaj, i cili ndodhet në Nju Jork e pyeti presidentin Tadiq se çfarë nënkuptonte kompromisi i ofruar?

Zoti Tadiq: Zgjidhja e kompromisit e shprehur me gjuhën e thjeshtë popullore, nënkuton që Serbia të mbrojë kufijtë dhe integritetin e saj, që të mbrojë e bashkëkombasve të saj në Kosovë, që njëkohësisht të kujdeset edhe për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, por që nuk manifeston qëndrime që të drejtojë me jetën politike dhe ekonomike të shqiptarëve, duke iu ofruar atyre pavarësi maksimale, por Brenda kufijve të Serbisë.

BBC: Pse ka dështuar një marrëveshje e mundshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?
Zoti Tadiq: Po për shkak se asnjë shtet normal në botë, nuk heq dorë nga një pjesë e territorit dhe nga integriteti i vet, dhe pikërisht kjo është kërkesë e shumicës në Prishtinë.

BBC: Cili ishte qëndrimi i Rusisë për Kosovën, pas takimit me ministrin e jashtem rus Lavrov?
Zoti Tadiq: Kemi hasur në një përgjigje positive. Rusia e ka një pozicion parimor, që është përsëritur edhe nga presidenti Putin dhe që ne e mbështesim një qëndrim të tillë do t'i vazhdojmë bisedimet.

BBC: Në dy raste keni folur me presidentin Bush. Çfarë biseduat me të?
Zoti Tadiq: I përsërita presidentit të Shteteve të Bashkuara se nuk është fjala vetëm për integritetin e Serbisë dhe të stabilitetin e saj, por të të gjithë rajonit. Çështja e Kosovës nënkupton stabilitetin edhe të shumë shteteve të tjera të botës. Po këtë qëndrim e paraqita edhe në takimin me ministrin e jashtëm rus Lavrov. Serbia e ka një qëndrim parimor. Serbia është demokratike dhe ajo i mbron interesat e saj me besim të plotë dhe ofron një zgjidhje kompromisi. Procesi i bisedimeve deri me tani nuk ka dhënë rezultate të prekshme as në procesin e decentralizimit e as në procesin e të drejtave të kishës, jo vetëm për serbët por edhe për bashkësitë tjera fetare. Mendoj që presidenti i SHBA-së ka reaguar pozitivisht rreth këtyre qëndrimeve të mia, kjo gjatë takimit tim të shkurtër me të, ku biseduam për demokracinë në botë.

BBC: A kishte ndonjë porosi nga amerikanët për ju?
Zoti Tadiq: Unë para pak javësh isha në SHBA, dhe pata biseduar edhe me zotin Cheney, zonjen Rice dhe zotin Hardy, dhe i pata paraqitur po këto qëndrime, dhe këto qëndrime ia transmetova edhe presidentit Bush, ndërsa porosia e tyre ishte se SHBA-të, e kishin marrë këtë qëndrim të Serbisë me shumë seriozitet.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>