BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 21 shtator 2006 - 05:43 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shefi i UNMIK-ut flet për takimin e Nju Jorkut

Joachim Ruecker
Numri një i OKB-së në Kosovë, Joachim Ruecker, i cili ndodhet në Nju Jork ka vlerësuar se qëndrimi i shprehur i grupit të kontaktit, krijon besim që statusi i kosovës do të zgjidhet brenda këtij viti.

Ai pas mbarimit të mbledhjes të së mërkurës ka thënë se presidenti Ahtisaari ka marrë mbështetje për të vepruar.

Joachim Ruecker, përfaqësues special i sekretarit të përgjithëshem, pas mbledhjes se Grupit të Kontaktit, kjo në nivel të ministrave të jashtëm, e ku ishte i pranishëm edhe vetë, tha se kishte pasur një vendosmëri unanime të ministrave, që të mbështesin procesin në Kosovë.

Shefi i ri i Unmikut, tha se i Dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin, presidenti Ahtisaari, kishte marrë mbështetje për të realizuar planet e tij, që statusi i ardhshëm i Kosovës, të zgjidhet deri në fund të vitit.

Sipas zotit Ruecker angazhimi pa ekuivoke i ministrave të jashtëm të pesë vendeve të Grupit të kontaktit dhe Rusisë, që të mos i lejohej asnjërës palë që të pengonte procesin e statusit, ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme që Grupi i Kontaktit e ka rikonfirmuar vendosmëinë e tij, që të bëjë gjithë çka është e mundur për të gjetur zgjidhjen për statusin e Kosovës deri në fund të vitit 2006.

Gjithë Grupi i Kontaktit e ka përsëritur qëndrimet, të cilat i ka vendour më parë në Londër në janar të këtij viti.

Mendoj se i dërguari i posaçëm i OKB-së, është inkurajuar nga Grupi i Kontaktit, që gjatë javëve të ardhëshme të nxjerrë në tryezë propozimet e tij, se si e mendon ai zgjidhjen për statusin e Kosovës.

Poashtu ai është motivuar që të bashkëpunojë ngushtë me palët në process e negociatave dhe mëpastaj të kalohet në Këshillin e sigurimit.

Shefi i Unmikut Joachim Ruecker, tha po ashtu se ai, por edhe të tjerët në Grupin e Kontaktit, kishin konstatuar se vonesa e zgjidhjes së statusit, nuk ishte një zgjidhje e mirë.

"Është shumë e rëndësishme që të kemi një zgjidhje gjatë këtij viti dhe natyrisht se unë nuk mund të spekulloj se si do të shkojnë gjërat pas propozimeve të presidentit Ahtisaari, por të shpreojmë se ende do të jetë momentumi që kjo çështje të zgjidhet në këshillin e sigurimit.

Numri një i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker, tha se prioritetet e Prishtinës, akoma mbeteshin përmbushja e standardeve të caktuara nga komuniteti ndërkombëtar si dhe krijimi i një hapësire demokratike për pakicat.

Sipas tij, ishte shumë me rëndësi që në Kosovë të ketë qetësi dhe të mos ndodhin incidente të tmerrshme, siç ishte ai i Klinës apo të ketë edhe deklarata të pamatura të politikanëve.

Joachim Ruecker në fund tha se Ahtisaari kishte marrë mbështetjen e grupit të kontaktit, delegacionet në takimin e së mërkurës kishin shfaqur vendosmërinë e tyrë për të bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje deri në fund të këtij viti dhe se ai shpresdon se beson se kjo do të bëhet.

LOKALE
'Zgjidhja e statusit - në rrugë të drejtë'
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Tadiq këmbëngul për Kosovën
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Drashkoviq: Nuk lëshojmë pe
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>