BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 19 shtator 2006 - 09:01 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Petersen: Pavarësi për Kosovën
Ish kreu i Unmikut, Jessen-Petersen
Ish-kryeadministratori i OKB-së për Kosovën, Soren Jessen-Petersen i ka thënë BBC-së se rezultati përfundimtar për Kosovën do të jetë pavarësia e saj dhe ka shtuar se me rëndësi për të tani është ndarja e saj nga Serbia.

Jessen-Petersen ka thënë se zgjidhja përfundimtare do të bëhet nga fundi i këtij viti dhe ajo sipas tij do të kënaqë shumicën dërrmuese e cila do të ketë përgjegjësi që ta bëjë atë të pranueshme edhe për pakicën.

Zoti Jessen-Petersen tha se ajo që është me rëndësi për Kosovën është ndarja e saj me Serbinë dhe kjo është ajo që unë e kam kuptuar gjithmonë dhe për këtë nuk ka dyshime.

Ai ka shtuar se zgjidhja përfundimtare do të kënaqë shumicën e cila megjithatë është përgjegjëse për ta akomoduar pakicën.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>