BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 20 shtator 2006 - 12:39 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Drashkoviq: Nuk lëshojmë pe
Ministri i Jashtëm serb Vuk Drashkoviq
Ministri i Jashtëm serb Vuk Drashkoviq, i deklaroi BBC-së, se Serbia nuk do të lëshojë pe në pavarësinë e Kosovës.

Korrespondenti i BBC-së Muharrem Nitaj e pyeti ministrin e jashtëm serb Drashkoviq, se cila do të ishte zgjidhja për Kosovën, meqenëse tashmë ishte shumë e qartë se nuk do të ketë një marrëveshje Prishtinë-Beograd?

Zoti Drashkoviq: Ju e dini që Bashkimi Evropian e ka dënuar fuqishëm referendumin në Trans-Dniestria, duke vlerësuar se referendumi injoronte Kartën e Kombeve të Bashkuara. Sipas kartës së OKB-së, republika e Moldavisë ka garanci ndërkombëtare për integritetin e saj territorial. Cili është dallimi ndërmjet Moldavisë dhe Serbisë? Sipas të drejtës ndërkombëtare gjërat janë shumë të qarta, por në rastin tonë duket që realiteti është i çuditshmëm. Ndoshta ne do të duhet të përballemi me ekzistencën e ndonjë karte që nuk ekziston dhe që do të bazohej në nene: neni 1 është që shtetet e fuqishme kanë gjithmonë të drejtë, dhe neni 2 që thotë se nëse ato nuk kanë të drejtë duhet të aplikohet neni 1.

BBC: Mirëpo megjithatë, duket që çështja e Kosovës, do të zgjidhet ndryshe dhe në bazë të disa parimeve të tjera.
Zoti Drashkoviq: Unë sapo u përgjigja në pyetjen tuaj. Unë shresoj se Kombet e Bashkuara nuk do t'i injorojnë dokumentat e veta. Serbia nuk mund të jetë rast unikal. Ne si gjithë shtetet tjera të botës, duhet të kemi të drejtë mbi intergitetin e territorit tonë.

BBC: A ka gjasë për ndonjë kompromis ministër Drashkoviq?
Zoti Drashkoviq: Unë u kam ofruar kompromis shqiptarëve, por ata nuk janë treguar të gatshëm për një gjë të tillë. Sipas tyre, kompromisi është pavarësia e Kosovës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>