BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 20 shtator 2006 - 12:55 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Grupi i Kontaktit mblidhet në Nju Jork
Selia e OKB-së në Nju Jork
Grupi i Kontaktit mblidhet në Nju Jork
Në Nju Jork mbahet mbledhja e Grupit të Kontaktit për Kosovën në nivel të ministrave të jashtëm.

Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker tha se shpreson se Grupi i Kontaktit do të rikonfirmojë parimin që zgjidhja e statusit të Kosovës të zgjidhet deri në fund të këtij viti, si dhe do të rikonfirmojë qëndrimet e mbledhjes së këtij grupi në janar të këtij viti në Londër.

Grupi i Kontaktit rikonfirmoi gjatë një takimi në Londër parimet bazë të zgjidhjes së statusit të Kosovës, jo ndarje, jo kthim të Kosovës në periudhën e para vitit 1999 dhe jo bashkim të saj me ndonjë shtet tjetër.

Në Nju Jork mbërrin edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Ai do të asistojë në mbledhjen e Grupit të Kontaktit, ku do të marrë pjesë edhe ndërmjetësi ndërkombëtar për Kosovën, Marti Ahtisari.

Në të njëjtin takim do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i cili është në Nju Jork në krye të një delegacioni qeveritar nga Beogradi.

LOKALE
Tadiq këmbëngul për Kosovën
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Drashkoviq: Nuk lëshojmë pe
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>