BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 21 shtator 2006 - 07:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Grupi i Kontaktit bën thirrje për bashkëpunim

Nju Jorku
Grupi i Kontaktit u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të respektojnë procesin negociator nën organizimin e Kombeve të Bashkuara dhe të punojnë në mënyrë konstruktive sipas udhëzimeve të të dërguarit të posaçëm, për të zvogëluar dallimet mes palëve.

Grupi i Kontaktit ka bërë me dije se përpjekja për të gjetur një zgjidhje të negociuar nuk duhet ta nënvlerësojë faktin se asnjëra palë nuk mundet në mënyrë të njëanshme ta bllokojë përparimin e procesit të zgjidhjes së statusit.

Grupi i Kontaktit u mblodh të mërkurën në Nju Jork, nën përkujdesjen e misionit amerikan, në një nivel ministror, ku morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian si dhe zyrtarë të OKB-së.

Në takim një raport për procesin e bisedimeve tetë muajshe, e ka paraqitur Martti Ahtisaari dhe ministrat i kanë dhënë atij një përkrahje të fuqishme në përpjekjet për të gjetur nje zgjidhje për statusin e Kosovës brenda vitit 2006.

Grupi i Kontaktit u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe udhëheqësve të të gjitha komuniteteve që të përshpejtojnë zbatimin e standardeve, të promovojnë pajtimin dhe të krijojnë besimin mes bashkësive etnike.

Për Beogradin zyrtar ndërkaq Grupi i Kontaktit ka përsëritur kërkesën që të ndalë obstruksionet ndaj serbëve lokal të Kosovës dhe t'i lejojë ata të marrin pjesë në institucionet kosovare.

Mësohet ndërkaq se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit i kanë hapur dritën e gjelbër zotit Ahtisaari që të përgatis dokumentin bazë me rekomandimin për zgjidhjen e statusit.

Ky dokument thuhet se do t'u paraqitet delegacioneve të nivelit të lartë të Prishtinës e Beogradit, kah gjysma e dytë e muajit tetor në Vjenë.

Po i njëjti do të paraqitet pastaj në një mbledhje të KS të OKB-së nga mesi i muajit nëntor.

LOKALE
Shefi i UNMIK-ut flet për takimin e Nju Jorkut
21 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Intervistë me zyrtaren Rosmary DiCarlo
21 shtator 2006 | Faqja Kryesore
'Zgjidhja e statusit - në rrugë të drejtë'
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Tadiq këmbëngul për Kosovën
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Grupi i Kontaktit mblidhet në Nju Jork
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
Drashkoviq: Nuk lëshojmë pe
20 shtator 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>