BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 22 shtator 2006 - 07:34 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kosova diskutohet në Këshillin e Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i OKB
Në senacën e Këshillit të Sigurimit marrin pjesë presidentët Sejdiu dhe Tadiç
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton të premten për Kosovën. Pjesëmarrës në seancë do të jenë edhe presidentët, Boris Tadiç dhe Fatmir Sejdiu si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Marti Ahtisari.

Secili prej tyre do të japë versionin e vet për zgjidhjen e statusit.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbahet një ditë pas mbledhjes së grupit të kontaktit, i cili i dha mbështetje të plotë zotit Ahtisari dhe planeve të tij për Kosovën.

Pala e Kosovës, presidenti dhe kryeministri janë shprehur optimist për zhvillimet që kanë të bëjnë me Kosovën.

Presidenti Sejdiu i deklaroi BBC-së, se pavarësia mbetet minimumi i mundshëm për Kosovën dhe se nuk ka negociata për këtë çështje.

Mirëpo, Beogradi zyrtar në Nju-Jork ka mbrojtur qëndrimin e vet se pavarësia e Kosovës do ta destabilizonte rajonin.

Presidenti Tadiq, pas takimit që ka pasur me ministrin e jashtëm rus Lavrov, ka deklaruar se Beogradi do të ofronte një zgjidhje kompromisi për Kosovën, e cila sipas tij do të ishte pavarësi brenda kufijve të Serbisë, një model ky i padëgjuar më parë.

Moisiu për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili ndodhet në Nju-Jork për shkak të seancës së rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar për BBC-së se ka ardhur koha e fundit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ai tha se këtë e kanë kuptuar të gjithë, por po mundohen që të jenë të kujdesshëm edhe në raport me Serbinë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>