|
Annan mbështet mbylljen e Guantanamos | |||||||||||||||||||||||
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Koffi Annan, ka shprehur mbështetjen e tij për një raport të OKB-së, i cili i bën thirrje Uashingtonit të mbyllë menjëherë burgun në bazën ushtarake amerikane në Gjirin Guantanamo në Kubë. Z. Annan tha se edhe pse jo domosdoshmërisht binte dakord me të gjitha konkluzionet e autorëve të raportit, ai mbështeste përfundimin se të burgosurit nuk dihej të mbaheshin në burg për një afat të pacaktuar pa iu dhënë mundësia e daljes para gjykatës. "Raporti është shumë i ngjeshur dhe nuk mundem të them se domosdoshmërisht unë bie dakord me gjithshka që përmban ai. Por pika thelbësore është se askush nuk mund të mbajë individë në burg pafundësisht. "Mendoj se herët a vonë, do të lindë nevoja e mbylljes së Guantanamos dhe mendoj se i takon qeverisë të vendosë dhe shpresoj që ajo ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur," shtoi z. Annan. Kundërshtim Shtëpia e Bardhë tha se të burgosurit në Gunatanamo trajtohen në mënyrë humane. Në kundërpërgjigje të një raporti të hetuesve të OKB-së për të drejtat e njeriut, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McClellan tha se në burg mbaheshin "terroristë të rrezikshëm". Më parë gjatë ditës, Kombet e Bashkuara botuan një raport për kampin amerikan ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm, ku kërkohej mbyllja e tij e menjëhershme. 'Shkelje' Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Louise Arbour, tha se disa të burgosur janë mbajtur për aq kohë të gjatë saqë edhe një përfshirje më e madhe e sistemit gjyqësor amerikan në këto raste nuk do të jetë e mjaftueshme për të riparuar dëmet. Raporti i bën thirrje Uashingtonit t'i nxjerrë të burgosurit para gjyqit ose të mbyllë kampin, ku mbahen rreth 500 të burgosur për rreth katër vjet. Raporti bazohet në intervista me ish-të mbajtur në kampin e Guantanamos, avokatët e tyre dhe në disa informacione të dhëna nga qeveria amerikane. Hetuesit e OKB-së nuk e vizituan vetë Guantanamon, sepse amerikanët nuk pranuan t'i lejojnë të bisedonin privatisht me të mbajturit. Megjithatë raporti përmban informacione të hollësishme lidhur me kushtet brenda në Guantanamo. 'Torturë' Ai shpreh shqetësim të veçantë lidhur me atë që e quan dhunë e tepërt e përdorur gjatë transportimit të të burgosurve dhe ushqimin me forcë të të mbajturve në grevë urie. Të dyja këto, thonë hetuesit, janë torturë. Raporti është gjithashtu shumë kritik lidhur me ligjshmërinë e mbajtjes së tyre. Ai i akuzon Shtetet e Bashkuara se po minojnë ligjin ndërkombëtar duke mbajtur për vite të tëra të burgosur pa gjyq dhe për përdorimin e gjykatave sekrete ushtarake për të gjykuar ata pak vetë që shkojnë deri në gjyq. Sipas raportit, synimi kryesor i Guantanamos nuk është t'i mbajnë njerëzit atje për t'i parandaluar që të kryejnë akte terrorizmi, por nxjerrja e informacioneve lidhur me Al-Kaidan. Analistët thonë se raporti me 53 faqe për Guantanamon nuk do të jetë e lehtë të anashkalohet. Ai është në fund të fundit hetimi i parë zyrtar i OKB-së për këtë bazë dhe rekomandimi i fundit është i qartë: ai duhet mbyllur pa vonesë. | LOKALE Të burgosurit në Guantanamo 'janë torturuar'14 shkurt 2006 | Faqja Kryesore Kryqi Kuq kërkon vizita te të burgosurit për terrorizëm03 nëntor 2005 | Faqja Kryesore CIA ka burgje sekrete në botë02 nëntor 2005 | Faqja Kryesore OKB-'Vizitë të lirshme në Guantanamo' 01 nëntor 2005 | Faqja Kryesore Grevë urie në Guantanamo02 shtator 2005 | Faqja Kryesore Gardianët keqtrajtuan Kuranin04 qershor 2005 | Faqja Kryesore Rezulatet e hetimit për Kuranin27 maj 2005 | Faqja Kryesore OKB akuzon SHBA rreth burgut të Guantanamos23 qershor 2005 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||