|
Rezulatet e hetimit për Kuranin | |||||||||||||||||||||||
Ushtria amerikane thotë se ka identifikuar pesë incidente të trajtimit jo të përshtatshëm të Kuranit nga ana e personelit amerikan në burgun në Guantanamo në Kubë. Por gjenerali i brigadës, Jay Hood, që drejton burgun ku mbahen të dyshuarit si terroristë, u tha gazetarëve në Pentagon se asnjëri prej incidenteve nuk binte në kundërshtim me rregullat të cilat duhet të ndjekin gardianët dhe marrësit në pyetje. Ai tha se hollësirat e incidenteve do të bëhen publike me të përfunduar hetimi i tij. Pentagoni vazhdon të këmbëngulë se rregullat fetare të të burgosurve myslimanë në Gjirin Guantanamo respektohen, por gjenerali Hood konfirmois e ai kishte gjetur se në pesë raste që nga fundi i vitit 2001, Kurani ishte trajtuar në mënyrë të papërshtatshme. Disa nga incidentet kishinq enë të qëllimshme, të tjerët aksidentalë, por gjenerali tha se ushtarët e përfhsirë në ta, nuk i kishin shkelur rregullat . Trajtimi i Kuranit në Gjirin Guantanamo është bërë një çështje shumë e ndjeshme ndërkombëtarisht. Një artikull i botuar në revsitën amerikane, Newsweek ku pretendpohej se gardianët kihsin hedhur në WC një kopje të Kuranit, shkaktoi shqetësim ndërkombëtar dhe madje u fajësua për trazirat në Afganistan ku humbën jetën mbi dhjetë vetë. Gjen. Hood tha se ai nuk kishte gjetur ndonjë dëshmi se ndonjë kopje e Kuranit ishte hedhur ndonjëherë në WC dhe se i burgosuri që i kishte bërë këto akuza, i kishte tërhequr ato mbrapsht. Pentagoni tani shpreson që me këtë hetim, t'u kundërvihet pretendimeve se rregullat e Islamit nuk respektohen në Gjirin Guantanamo. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||