|
Newsweek tërheq artikullin | |||||||||||||||||||||||
Revista amerikane Newsweek, ka tërhequr një artikull të sajin në të cilin thuhej se gardianët në burgun në Gjrin Guantanamo në Kubë, ku mbahen persona për të cilët pretendohet se janë anëtarë të talebanëve dhe Al-Kaidës, kishin përdhosur Kuranin. Në artikull citohej një zyrtar amerikan anonim të kishte thënë se gardianët e kishin keqtrajtuar Kuranin, njëherë madje e kishin hedhur atë në WC. Artikulli është cilësuar si nxitësi i disa protestave të dhunshme në Afganistan dhe gjetkë, gjatë të cilave kanë vdekur të paktën 16 persona. Por tani Newsweek e ka tërhequr mbrapsh artikullin krejtësisht. Në një deklaratë të redaktorit, Mark Whittaker, thuhet: 'bazuar në ato që ne kemi dijeni, po e tërheqim artikullin". Në deklaratë nuk jepet arsye për marrjen e vendimit. Newsweek e kishte pranuar se artikulli kishte mangësi dhe ishte vërtetuar se nuk mund të besohej tek burimi në të cilën ai ishte mbështetur. Departamenti i Mbrojtjes tha se po i hetonte pretendimet dhe se nuk kishte gjetur prova që t'i vërtetonin. Por artikulli duket se ka dëmtuar dhe më shumë imazhin e Amerikës në mesin e myslimanëve në mbarë botën dhe, edhe pse Newsweek e ka pranuar se ai ishte i gabuar, ky dëm, do të jetë i vështirë, për të mos thënë i pamundur për t'u ç'bërë. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||