 |  Artikulli ndezi protestat anti-amerikane |
Shtetet e Bashkuara thonë se imazhi i vendit është dëmtuar nga një shkrim në revistën amerikane, Newsweek, ku pretendohej se ushtarakët amerikanë në burgun e Gjirit Guantanamo në Kubë, kishin përdhosur Kuranin. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Newsweek-u, që më vonë e tërhoqi artikullin, duhet të ndihmonte për ta riparuar dëmin e shkaktuar nga shkrimi i botuar në faqet e tij. Sipas tij, revista duhet të ndihmojë duke shpjeguar se ushtria amerikane e respekton Kuranin. Ndërkohë, po vazhdon hetimi i nisur nga ushtria amerikane për të parë nëse pretendimet e ngritulla në artikullin e Nesweek-ut qëndrojnë. Të paktën 15 persona humbën jetën javën e kaluar në Afganistan kur policët qëlluan mbi një grup që ishte ngritur në protestë pas shkrimit të revistës. |