|
OKB-'Vizitë të lirshme në Guantanamo' | |||||||||||||||||||||||
Një ekip i monitoruesve të të drejtave të njeriut të OKB-së ka thënë se ata nuk do të pranojnë një ofertë për të vizituar kampin e Guantanamos, nëse atyre nuk u jepet e drejta të takojnë lirshëm të burgosurit që mbahen atje. Një prej vëzhguesve, Manfred Nowak tha se misioni faktmbledhës do të ishte i pamundur pa intervistimin e të burgosurve. Një tjetër, Paul Hunt tha se ai nuk do të ketë mundësi të shohë trajtimin që i bëhet grevistëve që janë në grevë urie. Ushtria amerikane tha se vetëm Kryqi i Kuq ka mandat për të parë qindra të dyshuar terroristë që mbahen në kamp, pasi ata u arrestuan gjatë një konflikti të armatosur. Duke bërë të ditur ftesën javën e kaluar, Pentagoni tha se nuk ka asgjë për të fshehur, megjithë akuzat e grupeve të të drejtave të njeriut se kushtet në kamp nuk ishin njerëzore. Leila Zerrougui është një prej tre reporterëve të të drejtave të njeriut të OKB-së që SHBA ra dakord të vizitojë Guantanamon: "Ne kemi marrë akuza të ndryshme mbi shkelje të të drejtave të njeriut në Guantanamo, jo vetëm përsa i përket arrestimit arbitrar, por edhe procedurës, torturës dhe keqtrajtimit, shkeljes së lirisë së fesë. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të kryenim këtë vizitë të përbashkët dhe kur marrim informacione, ne duam të kemi mundësinë të shohim me sytë tona nëse informacioni është i vërtetë apo jo." | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||