Hetues të Kombeve të Bashkuara kanë akuzuar qeverinë amerikane se me qëllim po vonojnë përgjigjen ndaj kërkesave të tyre që të vizitojnë qendrën e arrestimit në Guantanamo Bay të Kubës ku Shtetet e Bashkuara po mbajnë disa qindra persona që dyshohet të jenë anëtarë të Talebanit dhe Al- kaidës. Ekipi i OKB-së tha se nuk kanë marrë asnjë përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme për të vizituar këtë qendër dhe për të vëzhguar kushtet në të cilat po mbahen të arrestuarit. Njëri prej hetuesve, profesori Manfred Nowak tha se kjo sugjeronte se Uashingtoni nuk është i gatshëm që të bashkëpunojë me OKB-në rreth kësaj çështje. |