BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 02 shtator 2005 - 08:34 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Grevë urie në Guantanamo
Të burgosur në burgun amerikan në Gjirin Guantanamo
Kjo është greva e dytë brenda pak muajsh
Avokatët që përfaqësojnë të burgosurit në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin Guantanamo në Kubë, thonë se një numër i madh i tyre janë futur në grevë urie.

Sipas avokatëve, klientët e tyre kërkojnë gjykimin a lirimin e tyre të menjëhershëm.

Avokatët thonë se rreth 200 të burgosur po refuzojnë ushqimin dhe se njëri prej tyre ka shkruar madje një Amanet në pritje të vdekjes nga uria.

Pentagoni e ka pranuar se disa të burgosur në qendrën e Guantanamos, po e refuzojnë ushqimin, por thotë se numri i tyre është vetëm 76.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që në burg zhvillohet grevë urie.

Shumë nga të burgosurit në Gjirin Guantanamo, të arrestuar nga Amerika si pjesë e luftës kundër terrorizmit, janë mbajtur në burg që prej tre vjetësh pa u ngritur padi ndaj tyre.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>