BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 14 shkurt 2006 - 08:26 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Të burgosurit në Guantanamo 'janë torturuar'
Një i burgosur në Gjirin Guantanamo
Raporti bën fjalë për 'torturë'
Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar si të pabazë një raport të Kombeve të Bashkuara rreth kushteve në burgun në Gjirin Guantanamo që i ka rënë në dorë gazetës amerikane Los Angles Times.

Raporti që do të bëhet publik këtë javë, e akuzon SHBA-në se ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe ka torturuar të burgosurit.

Në të hetuesit e OKB-së po ashtu tërheqin vëmendjen për praktikën e ushqimit me detyrim të të burgosurve në grevë urie.

Por një zëdhënës për Departamentin e Shtetit tha se raporti nuk bazohej në fakte dhe se ekipi i OKB-së kishte refuzuar një ofertë të SHBA-së për ta vizituar kampin.

'Torturë'

Gazeta The Los Angeles Times thotë se ka parë një kopje të raportit dhe se ka folur me njërin prej autorëve të tij.

Në raport thuhet se disa nga mënyrat se si trajtohen të burgosurit në Gjirin Guantanamo, përputhen me ato që OKB-ja i përkufizon si torturë.

Shqetësim të veçantë, sipas raportit, përbën ushqimi me detyrim i të burgosurve përmes tubave.

Të burgosurit janë ankuar se kjo u ka shkaktuar dhembje të madhe, hemoragji dhe të vjella.

Ekipi i OKB-së po ashtu vë në dyshim vetë statusin ligjor të burgut në Guantanamo.

'Thashetheme'

Në raport thuhet se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për të provuar se të burgosurit janë në të vërtetë luftëtarë të palës armike.

Raporti kërkon mbylljen e burgut në Guantanamo dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore për të burgosurit brenda territorit të SHBA-së.

Qeveria amerikane është kundërpërgjigjur me sulm ndaj hollësive të raportit të botuara në gazetë.

Një zëdhënës për Departamentin e Shtetit tha se autorët e raportit nuk e kishin vizituar kurrë burgun.

Ata, sipas tij, i kishin bazuar përfundimet e raportit të tyre në thashetheme.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>