BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 02 nëntor 2005 - 17:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
CIA ka burgje sekrete në botë
CIA
Një gazetë amerikane ka njoftuar se CIA ka një rrjet burgjesh sekrete në botë ku mban të dyshuar terroristë të profilit të lartë.

Raporti i botuar në Uashington Post thotë se vende të tilla ishin në Evropën lindore, Afganistan dhe dikur dhe në Tajlandë.

Rrethanat dhe vendndodhja e terroristëve të profilit të lartë ruhen sekret në Uashington.

Fati i personave të tillë si Khalid Sheik Mohamed që mendohet se ka planifikuar sulmet e 11 shtatorit është thjesht mister.

Gjithmonë është menduar se persona të tillë mbahen në vende sekrete jashtë SHBA -së, por jo në Guantanamo.

Gazeta citon ish oficerë dhe oficerë aktuale që thonë se të dyshuarit terroristë mbahehsin në një vend në Evropën lindore në një ndërtesë që i përkiste kohës së ish BS.

Gazeta thotë se zyrtarë të lartë amerikanë kishin kërkuar që emri i vendit të mos bëhej publik.

Gazeta thotë se rrjeti i vendeve ku mbaheshin këta të dyshuar ishte ngritur pas 11 shtatorit 2001 kur SHBA filloi arrestimin e atyre që besoheshin se ishin anëtarë të lartë të al-Kaidas.

Autoritete të CIA-s refuzuan të komentonin për raportin, por individë me lidhje të ngushta me shërbimet sekrete thanë se qeveria amerikane e mban gjithmonë sekret mbajtjen e të dyshuarve në një vend të huaj.

Në këtë mënyrë, të arrestuarit nuk mund të kontestojnë çështjen në gjykata amerikane dhe mund të merren në pyetje për një kohë më të gjatë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>