|
OSBE: 'Përmirësime në zgjedhje por edhe shkelje' | |||||||||||||||||||||||
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vlerëson se zgjedhjet në Shqipëri kanë treguar përmirësime, por vëren se ka pasur edhe shkelje. Në një deklaratë të bërë publike para pak çastesh, Misioni Ndërkombëtar Vëzhgues i Zgjedhjeve thotë se zgjedhjet kanë shënuar progres të prekshëm përsa i përket futjes në zbatim të procedurave të reja të regjistrimit të votuesve dhe të identifikimit, si dhe miratimi i një kornize të përmirësuar ligjore. Por, sipas vëzhguesve të OSBE-së, këto përmirësime janë vënë në hije nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe nga shkeljet e vërejtura gjatë fushatës që minonin besimin e publikut në procesin elektoral. Sipas vëzhguesve të OSBE-së, dita e zgjedhjeve ka qenë në përgjithësi e qetë dhe paqësore dhe atmosfera ishte përmirësuar. Ata vlerësuan se procesi i votimit ishte pak më pozitiv se sa në zgjedhjet e mëparshme, por vërejtën shkelje procedurale. Sipas Misionit Vëzhgues, është shumë herët të bëhet një vlerësim definitiv, meqë ende nuk ka përfunduar numrimi i votave dhe përpunimi i rezultateve. | LOKALE BE: Zgjedhje pozitive30 qershor 2009 | Faqja Kryesore Zëdhënësi i OSBE-ODIHR-it flet për BBC-në30 qershor 2009 | Faqja Kryesore Bregu e Islami për procesin zgjedhor29 qershor 2009 | Rajoni Vazhdon numërimi i votave 29 qershor 2009 | Rajoni OSBE: Zgjedhjet test për Shqipërinë28 qershor 2009 | Faqja Kryesore Sistemi proporcional sjell risi28 qershor 2009 | Faqja Kryesore Pritet rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri28 qershor 2009 | Faqja Kryesore Mitingjet përmbyllëse të fushatës në Tiranë 26 qershor 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||