|
Thirrje policëve serbë të kthehen në punë | |||||||||||||||||||||||
Krerët e policisë në Kosovë u kanë bërë thirrje pjesëtarëve serbë të policisë, të kthehen në vendet e tyre të punës, duke respektuar zinxhirin komandues. Rreth 300 policë serbë janë pezulluar nga puna, pasi kanë refuzuar të marrin urdhëra nga eprorët e tyre shqiptarë, duke kërkuar të punojnë nën komandën e UNMIK-ut. Kjo në shenjë reagimi ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Komisari i policisë, Larry Wilson, dhe zëvendësi i tij, Sheremet Ahmeti, përmes një letre të hapur, kanë thënë se Shërbimi Policor i Kosovës dhe qytetarët kanë nevojë që këta pjesëtarë të kthehen në pozitat e tyre. Ata duhet të lejohen që të kryejnë detyrat e tyre pa frikë, kërcënim apo frikësim, thuhet në letrën e hapur të krerëve të policisë, në të cilën u bëhet thirrje qytetarëve që t'i mbështesin këta policisë të kthehen në vendet e tyre të punës. Serbët në Graçanicë protestuan të mërkurën, duke kërkuar që policët e pezulluar të kthehen në punë dhe të punojnë vetëm nën komandën e UNMIK-ut. Protestuesit kanë thënë se pavarësia e Kosovës është e papranueshme për serbët. | LOKALE Ndërkombëtarët për normalizimin e situatës05 mars 2008 | Rajoni Serbët bllokojnë hekurudhën 03 mars 2008 | Faqja Kryesore Pezullohen rreth 100 policë serbë29 shkurt 2008 | Rajoni 'Kufiri nuk duhet të pengojë njohjen'29 shkurt 2008 | Rajoni Serbë nuk bashkëpunojnë në polici28 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||