|
Pezullohen rreth 100 policë serbë | |||||||||||||||||||||||
Shërbimi Policor i Kosovës ka pezulluar nga puna rreth 100 policë serbë të rajonit të Gjilanit, të cilët për tre ditë rresht nuk po paraqiten në vendet e tyre të punës. Policët serbë kanë ndërprerë bashkëpunimin me kolegët e tyre shqiptarë dhe kanë thënë se do të ju binden vetëm urdhërave të UNMIK-ut. Kjo në shenjë reagimi ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Policët serbë të rajonit të Gjilanit janë pezulluar me pagesë dhe në afat të pacaktuar kohor. Ndërkohë rreth 70 policë në Graçanicë janë mbedhur të premten para stacionit policor, duke kërkuar që tani e tutje t'i japin përgjegjësi vetëm UNMIK-ut, e jo komandës rajonale në Prishtinë. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se policëve serbë u është bërë e qartë se duhet të respektojnë hierarkinë komanduese. | LOKALE 'Kufiri nuk duhet të pengojë njohjen'29 shkurt 2008 | Rajoni Serbë nuk bashkëpunojnë në polici28 shkurt 2008 | Rajoni Qetësi e brishtë në Kosovë27 shkurt 2008 | Rajoni Prishtina zyrtare për vizitën e ministrit serb26 shkurt 2008 | Rajoni Samarxhiq viziton Kosovën25 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||