|
Samarxhiq viziton Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, ka arritur për vizitë në Kosovë, një javë pasi udhëheqësit kosovarë shpallën pavarësinë e vendit. Ardhja e tij në Kosovën e pavarur është lejuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara. Ministri serb Sllobodan Samarxhiq viziton të hënën disa vendbanime në Kosovë, për të përcjellë mesazhin se Serbia e konsideron Kosovën edhe më tutje pjesë të saj. Zoti Samarxhiq ka hyrë në Kosovë rreth orës 9.00 përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë që ndodhet në Kosovën Lindore. Arritjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani. Ai tha se njësitet speciale të policisë po kujdesen për sigurinë e ministrit serb për Kosovën, Slobodan Saramxhiq, dhe zyrtarëve tjerë të qeverisë serbe. Vizita e dytë pas pavarësisë Në orët e pasditës ai do të qëndrojë në qytetin e ndarë të Mitrovicës, ku serbët po protestojnë cdo ditë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare. Kjo është vizita e dytë e ministrit Saramxhiq në Kosovën e pavarur. Ai dhe zyrtarë të tjerë të Serbisë ishin në Kosovë më 17 shkurt, kur Kuvendi shpalli pavarësinë e Kosovës. | LOKALE Tirana mbështet integrimin e Kosovës25 shkurt 2008 | Rajoni BE tërheq personelin nga Mitrovica 25 shkurt 2008 | Rajoni Shpërthim në Mitrovicë22 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||