|
BE tërheq personelin nga Mitrovica | ||||||||||||||||||||||||
Misioni civil i Bashkimit Evropian ka mbyllur zyrën e tij në veri të Mitrovicës dhe ka tërhequr stafin e tij pas tensionimit të gjendjes atje me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, i ka thënë BBC-së se tërheqja e misionit evropian nga pjesa veriore e Mitrovicës është e përkohshme. Ndërkaq politikani serb, Oliver Ivanoviq, thotë se serbët e konsiderojnë të jashtëligjshëm praninë e BE-së në Kosovë dhe e vlerëson tërheqjen e këtij misioni nga pjesa veriore e Mitrovicës si hap të duhur. Pezullim i përkohshëm Tensionimi i gjendjes në qytetin e ndarë etnikisht ka bërë që misioni i BE-së të pezullohet përkohësisht, kanë thënë zyrtarë të këtij misioni. Prania e Bashkimit Evropian po kundërshtohet nga serbët në veri të Kosovës, të cilët thonë se ai është i jashtëligjshëm. Një mjet shpërthyes u hodh javën e kaluar para ndërtesës ku ishte e vendosur zyra e Bashkimit Evropian. Udhëheqësit lokalë serbë kanë thënë se nuk e duan misionin e BE-së dhe kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë atë. Zëdhënësi i misionit civil të Bashkimit Evropian në Kosovë, Andy McGuffie, tha për BBC-së se tërheqja e stafit është bërë për shkaqe sigurie. "Ne kemi një staf të përzier në veri të Mitrovicës, ndërkombëtarë dhe vendorë, rreth 10 persona gjithsej dhe, siç e dini, ka kufizime të lëvizjes për të gjitha organizatat ndërkombëtare për shkak të situatës së sigurisë, pra nuk bëhet fjalë vetëm për BE-në, por edhe për UNMIK-un, OSBE-në etj. Ne kemi zhvendosur stafin tonë derisa të përmirësohet situata. Ne kemi për qëllim ta mbajmë të hapur zyrën tonë në veri të Mitrovicës", tha Andy McGuffie, zëdhënës i misionit të BE-së në Kosovë. Ai nuk ishte në gjendje të thotë kur planifikon Bashkimi Evropian të rikthehet në veri të Mitrovicës. Sipas tij e tëra do të varet nga situata e sigurisë. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, beson se tërheqja e misionit të Bashkimit Evropian nga pjesa veriore e Mitrovicës do të jetë afatshkurtër. "Është një tërheqje kohëshkurtër, besoj, me të vetmin qëllim, të sigurisë së njerëzve përballë një euforie rrezikuese të qytetarëve serbë të grumbulluar në pjesën veriore të Mitrovicës. Mendoj se kjo tërheqje do të jetë vërtetë e përkohshme dhe pas qetësimit të gjendjes, misioni i BE-së do të kthehet sërish dhe do të ketë shtrirje në gjithë territorin e Kosovës", u shpreh zëvendës-kryeministri Manaj. Politikani serb, Oliver Ivanoviq, thotë se serbët e konsiderojnë të jashtëligjshëm praninë e BE-së në Kosovë dhe e vlerëson tërheqjen e këtij misioni nga pjesa veriore e Mitrovicës si hap të duhur. "Mendoj se tërheqja e BE-së është një hap praktik sepse tensionet janë shumë të larta, misioni i Bashkimit Evropian nuk është i mirëseardhur. Serbët e përjetojnë atë si mision që ka mundësuar pavarësinë e Kosovës dhe me këtë nuk mund të pajtohen. Serbët mendojnë se pavarësia e Kosovës e shpallur nga ana e Kuvendit është një hap i njëanshëm në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe vet fakti që misioni i BE-së nuk e ka marrë pëlqimin nga ana e Këshillit të Sigurimit, por është gjithashtu një hap i njëanshëm, bën që tek serbët të ketë një disponim negativ ndaj këtij misioni.
Mendoj se është mirë që BE-ja është tërhequr nga veriu i Mitrovicës, ndërsa a do të kthehet këtë duhet t'ia lëmë kohës", tha zoti Ivanoviq. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj thotë se kjo situatë nuk mund të zgjasë shumë në veri të Mitrovicës. Sipas tij nuk ka rrezik për ndarje të Kosovës dhe institucionet shtetërore do ta shtrijnë pushtetin e tyre edhe në Kosovën Veriore të banuar me shumicë serbe. "Jo nuk ka rrezik për ndarje, sepse para se gjithash Kosova është njohur shtet i pavarur dhe sovran nga një numër i konsiderueshëm i vendeve, vazhdon njohja ende dhe do të jetë një numër i madh iu vendeve që do ta njohin sovranitetin e Kosovës. Por drejtuesi i Listës Serbe për Kosovë e Metohi, Oliver Ivanoviq thotë se serbët në veri të Mitrovicës nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës dhe kjo sipas tij do të ndikojë që qyteti i Mitrovicës të mbetet i ndarë edhe për një kohë të gjatë. "Mendoj se Mitrovica prej vitit 1999 ka një pozitë të posaçme dhe është një problem specific. Këtu nuk ka zgjidhje të shpejtë dhe situata e tillë, çfarë është sot, do të zgjasë. Serbët në veri kanë një pozitë të fortë politike dhe gjeografike dhe për këtë qëllim mendoj se këtu është vështirë të ndryshojë diçka përderisa nuk ndryshon disponimi i serbëve, ndërsa unë mendoj se qasja e serbëve ndaj pavarësisë së Kosovës nuk do të ndryshojë kurrë. Ne këtë pavarësi nuk e kemi dashur, ne këtë pavarësi nuk e pranojmë dhe mendoj se ky qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës, do të kthehet në përgjithësi si qëndrim ndaj Prishtinës", deklaroi zoti Ivanoviq. Ndërkohë kreu i UNMIK-ut në Mitrovicë, Gerry Galluci, nuk ka dashur të komentojë tërheqjen e misionit të Bashkimit Evropian nga pjesa veriore e qytetit. Ai ka thënë se stafi i UNMIK-ut mbetet edhe më tutje në veri. Administratori rajonal i Mitrovicës thotë për BBC-së se komunitetet në këtë qytet i kanë shprehur në mënyrën e tyre ndjenjat e tyre pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shqiptarët duke festuar në jug, ndërsa serbët duke protestuar. Ai thotë se është për t'u lavdëruar sic ka thënë ai sjellja demokratike dhe paqësore e qytetarëve. "Duke pasur parasysh ngjarjet emocionale që kanë ndodhur ditëve të fundit, mendoj se ajo që e kemi parë këtu është e jashtëzakonshme, kryesisht situata ka qenë e qetë. Ka pasur disa shpërthime, por ato kanë ndodhur edhe në 2 vitet e fundit sa kam qenë unë këtu në Mitrovicë. Unë do të thoja që situata ka mbetur e qetë", tha zoti Gallucci. Ndërkohë serbët në veri të Mitrovicës po vazhdojnë protestat e tyre ditore kundër pavarësisë së Kosovës. Pjesëmarrja e protestuesve ka qenë më e ultë gjatë fundjavës.
Protestat e serbëve në veri të Mitrovicës, sipas paralajmërimeve do të zgjasin një muaj. Për shkak të tensionimit të gjendjes, nga burgu i Mitrovicës që ndodhet në veri të qytetit janë evakuuar të burgosurit shqiptarë dhe stafi korrektues, ndërsa policia nuk po lejon punëtorët shqiptarë të gjykatave të shkojnë në vendet e tyrë të punës. Edhe Shërbimi Policor i Kosovës ka larguar policët shqiptarë nga stacioni policor në veri. Atje tani ndodhen vetëm policët serbë të Kosovës, të cilët po refuzojnë të marrin urdhëra nga eprorët e tyre shqiptarë, ndërsa po bashkëpunojnë me policinë e Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës për rajonin e Mitrovicës, | LOKALE Pavarësia e Kosovës17 shkurt 2008 | Analiza Rusia thekson mbështetjen për Serbinë25 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Medvedev e Lavrov të hënën në Beograd24 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Rice rikonfirmon mbështetjen amerikane23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Protesta të tjera kundër pavarësisë së Kosovës23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Ambasada amerikane largon një pjesë të stafit23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Shpërthim në Mitrovicë22 shkurt 2008 | Rajoni | ||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||