 | | | Serbët vazhdojnë protestat kundër pavarësisë |
Rreth dy mijë protestues që hidhnin parullat 'Kosova është Serbi' kanë marshuar në Mitrovicën e ndarë. Demonstruesit me flamuj serbë dhe rusë u ndaluan të kapërcenin pikën e kalimit për të shkuar në pjesën shqiptare të Mitrovicës nga policë të OKB-së dhe të Kosovës. Në qendër të Moskës, një mijë komunistë rusë përkrah udhëheqësit të partisë, Guennadi Ziouganov, akuzuan NATO-n se kishte shkatërruar Serbinë. Në Londër rreth 150 vetë demonstruan kundër njohjes që Britania i bëri Kosovës si shtet i pavarur. Ata valëvitën flamuj serbë dhe dorëzuan një peticion në Downing street. |