 | | | Thuhet se Medvedev do të pasojë Putinin si President |
Ambasada ruse në Beograd ka bërë të ditur se zv/kryeministri, Dimitri Medvedev do të vizitojë Beogradin të hënën, një javë pasi Kosova shpalli pavarësinë. Zoti Medvedev, personi që thuhet se do të pasojë zotin Putin si president i Rusisë në zgjedhjet e muajit tjetër, do të shoqërohet nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Rusia ka kundërshtuar me forcë pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ndërkohë në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi ka shënuar javën e parë pas shpalljes së pavarësisë me një vizitë në varrin e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Zoti Thaçi e përdori rastin për t'u bërë thirrje serbëve në Kosovë që të integroheshin në shoqëri. |