|
Rusia thekson mbështetjen për Serbinë | |||||||||||||||||||||||
Personi që pritet të bëhet presidenti i Rusisë, Dimitry Medvedev ka mbërritur në Beograd si pjesë e një delegacion rus të nivelit të lartë. Zoti Medvedev, shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ministria e Jashtme ruse akuzoi Shtetet e Bashkuara se ishin duke e përdorur këtë çështje për të turpëruar Serbinë. Ndërsa Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë se është duke rënduar tensionet për Kosovën. Ndërkohë po të hënën planifikohej që komunitetet serbe në Kosovë t'i vizitojë edhe një delegacion nga Serbia. Qëllimi i tij ishte të theksohej mesazhi se Beogradi ende e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë. Në krye të listës së vizitorëve është Slobodan Samardzic, ministri i Serbisë për Kosovën. Çdo të premte administrata e OKB-së në Kosovë merr një listë nga zyrtarë të Beogradit që duan të vizitojnë vendin në javën e ardhshme. UNMIK-u pastaj siguron eskortë. Kosova ishte e qetë e ditën e djelë në javën e parë pas pavarësisë, por qyteti i ndarë i Mitrovicës përgatitej për më shumë tensione lidhur me ndërtimin e një gjykate që adminstrohet nga OKB-ja. Punëtorët shqiptarë nuk kanë pranuan të kthehen në punën për arsye sigurie. Ndërsa serbët që punonin atje kanë kërkuar që të marrin prapë punën që kishin. Çdo përpjekje e serbëve për të rimarrë me forcë ndërtesën do të jetë një test për përpjekjen e OKB-në për të ruajtur të paktën në dukje një administratë shumëetnike në këtë qytet. | LOKALE Rice rikonfirmon mbështetjen amerikane23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Protesta të tjera kundër pavarësisë së Kosovës23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Serbët protestojnë për të pestën ditë në Mitrovicë22 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Pajaziti: KFOR ruan kufirin22 shkurt 2008 | Rajoni Protesta në Beograd22 shkurt, 2008 | Fotogaleri | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||